Zoe Saldana Avatar me shkaterroi nervat

Zoe Saldana: Avatar me shkaterroi nervat
Zoe Saldana rrefen se ka pasur kriza nervore ne vitin 2009, pas perfundimit te filmit “Avatar” te regjisorit James Cameron ne te cilin interpreton Neytiri-n.

Promovimi i filmit dhe ne te njejten kohe puna per projektet e tjera e çuan ne nje krize te thelle.

“Viti pas filmimit te “Avatar” ka qene shkaterrues nga pikepamja emocionale. Udhetoja ne te gjithe boten, nuk mesohesha dot me ndryshimin e orareve ne vende te ndryshme dhe isha e rraskapitur”, tregon aktorja 33-vjeçare per revisten ‘Latina’.

Kriza erdhi gjate xhirimeve te filmit “Columbiana”: “Isha ne Paris dhe mbaj mend qe qaja gjithe kohes ne dhomen e hotelit. Vetem flija dhe qaja.”

Por, Saldana ka tashme metoden e saj me te cilen duron stresin e Hollywood-it: “Kur nuk punoj, thjesht rri ne shtepi duke mos bere asgje. Madje nuk i pergjigjem telefonit apo e-mail-eve.”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama