Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare...
Te munduar nga fati,
qe kurre s'na ndriti
me pengun e ikjes lemsh ne fyt
te lame Shqiperi
morem arratine
mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
(Sa here na i perpine endrrat,
poshte, vorbullat ne thellesi...!)
Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...
Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
te magjishme netet, praruar me yj!
Ne largesi pertej shquaj
karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
lus Zotin te vije pranvera
porsa te mberijne atje!
Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
mos te eshte ftohur dashuria ne gji
rrenuar ura mes nesh
perjete jemi ndre, Shqiperi?!
Zoti mos e dhente, se ky mall
ma shkallmon kraharorin pa pushim
dashuria me e pamate u beka
kur kapercen largesi pa kufij!
Druhem, qiejve mos mbes,
para se aty te mberrij...!
Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
nena kerrusur, ati ne varr prehet
me kryet perkundruall qiejve atje
ku zogjte ngahere kthehen!
Nje grusht dhe...heshtje...
Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
u krye amaneti, mbetur pezull
si peng ne jeten e te gjalleve!
Shtati u tret,
ne dhe te vet!
*
Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
nga udhe e gjate, padurimi
ne fluturim ngrijne.
Dhe tek i sheh atje lart
ne kthimin prej se largu
s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
ne vdekje krahehapur!