Që prej vitit 2006 kur Twitter nisi punë, zogu blu, që është edhe logoja përfaqësuese për rrjetin social, ka qenë anonim. Vetëm dy ditë më parë gjatë një prezantimi, menaxheri Ryan Server tha se zogu i famshëm blu, në fakt thirret, Larry. Ai postoi në Twitter një foto të një eventi ku flitej për evoluimin e logos së rrjeti social, ku poshtë saj shkruante, “Evoluimi i Lerry-t, zogut logo” Origjina e emrit vazhdon të jetë enigmatike, ndërsa disa spekulojnë duke thënë se zogu e ka marrë emrin nga Larry Bird, i cili ka luajtur për ekipin amerikan të futbollit, Boston Celtics, dhe që bashkëprojektuesi i Twitter, Biz Stone e mbështeste.