Zonat e permbytura- Deputetet e PD kerkojne sqarime nga ministri i Energjetikes

Permbytje ne Vlore Foto Harilla Koçi (2)TIRANË, 12 Tetor /ATSH- I. Vata/- Partia Demokratike kërkon sqarime nga ministri i Energjetikës përse nuk u furnizuan hidorovoret me energji në zonat që janë përmbytur në Jug të vendit.

Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se "Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj kërkoi sot nga ministri i Energjitikës të japë sqarime përse nuk u furnizuan hidorovoret me energji në zonat që janë përmbytur. Ajo kërkoi që ministri të informojë Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për reagimet e vonuara dhe në shumë zona, ende të munguara të shtetit në përballimin e emergjencës së përmbytjeve".

"Në jug dhe veri të vendit me qindra hektarë janë nën pushtetitn e ujit, ku dëmet janë të jashtëzakonshme dhe në Vlorë një person humbi dhe jetën. Deputetët demokratë vunë theksin tek papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për marrjen e masave dhe thanë se shteti po dështon në këtë realitet të vështirë për mijëra banorë. Opozita kërkoi që përmbytjet të jenë kryefjalë e punimeve në komisionet parlamentare", thuhet në deklaratën e PD-së. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama