Media gjermane vazhdon të studiojë nga pranë lajmet e merkatos që lidhen me mbrojtësin shqiptar të Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi. Lojtari i Valencias u pëlqen klubeve më të mëdha të Europës, si Barcelona, Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Inter e Juventus, por pikërisht këta të fundit duket se kanë bërë një ofertë vërtet interesante.
Për Mustafin, "Zonja e Vjetër" e Italisë i ofron 4 futbollistë Valencias: portierin Norberto Neto dhe tre mesfushorët, Mauricio Isla, Hernanes dhe Roberto Perejra. Tani fjala u kalon spanjollëve.