Zonjusha e vogel e Hollivudit

Zonjusha e vogël e Hollivudit
Në fakt, ylli i kinemasë, Roberts, edhe ajo një vajzë që nuk ka lindur mes luksit, ka preferuar të jetë producentja ekzekutive e filmit të drejtuar nga kanadezja Patricia Rozema. "Miss Little Sunshine", që ka spostuar tashmë famën e Dakota Faningut dhe ka fituar çdo çmim të mundshëm, përveçse ka marrë një nominim për "Oskar" do të vlerësohet edhe në festivalin e filmit "Giffoni", ku jo vetëm do të takojë bashkëmoshatarët e saj të jurisë, por do të marrë edhe superçmimin për talentet e reja që po lindin. "Më në fund mund të shkoj me pushime dhe në kinema. Mezi po pres", buzëqesh Abbi, ashtu siç e thërriste Xhudi Foster gjatë xhirimeve të filmit "Në kërkim të ishullit Nim". Si të ishte një aktore me shumë vite përvojë mbi shpinë, 12-vjeçarja me sy bojëqielli dhe flokët bionde tregon: "Pas ‘Definitely‘ dhe ‘May be‘, një komedi ku luaj rolin e vajzës së një çifti të ndarë, tashmë po merrem me xhirimet e ‘My sister‘s Kepperi‘ të Nick Kasavetes, me Kameron Diaz, Xhoan Kusak dhe Alek Balduin. Më pëlqejnë që të gjithë, siç më pëlqyen kapelat dhe veshjet të epokës së ‘An American Girl‘". Në tregun hollivudian, ku revistat "Variety" dhe "The Holliwood Reporter" publikojnë tre numra në vit kushtuar aktorëve të vegjël, Abigal konsiderohet tashmë si profesioniste. Mes shumë aktorëve të mëdhenj dhe regjisorëve më të famshëm që kanë punuar me të, Abigal, është padyshim trashëgimtarja e Shirli Tempëllit. "Nuk kam ndryshuar pas suksesit që pati në të gjithë botën filmi ‘Little Miss Sunshine‘.

Kam të njëjtën mace dhe po ashtu qenin tim. Do të nis karrierën e vërtetë vetëm atëherë kur të kem përfunduar kolegjin". Xhulia Roberts, që ka dashur të jetë në krah të Abigail për çdo xhirim në qytete të ndryshme tregon: "Kisha krijuar për televizionin disa lloj filmash të një seriali kushtuar kukullave të tjera të ‘American Girls‘, si ‘Felicity: An American Girls‘ dhe apo ‘Molly: An American Girl‘. Ai që i njeh nuk i quan kukulla, por karaktere femërore, sepse secila prej tyre ka të njëjtën moshë, rreth 12 vjeç, dhe jeton në një çast historik dhe shumë domethënës ekonomikisht për rritjen e saj dhe shoqërinë. Prej shumë kohësh, dëshiroja që të realizoja një film që bazohej në historitë e shkruara të Valerie Trip dhe zgjodha Kit. Ajo ishte një vajzë që ëndërronte të bëhej një gazetare shkrimtare, për të ndihmuar të ëmën, e cila, për të mbijetuar, duhet të japë me qira dhoma të shtëpisë së saj pensionistëve, pasi bashkëshorti kishte humbur punën dhe ishte nisur drejt Çikagos për të kërkuar një zanat të çfarëdoshëm. E adhuroj skenën kur Kit, Abigail, hyn në dhomën e kryeredaktorit të gazetës "Cincinnati" dhe i tregon artikujt e saj duke i thënë: "Ja se si një fëmijë e moshës sime e sheh dhe e përjeton depresionin". Kritika pozitive, thuajse të një mendjeje për filmin e prezantuar qëllimisht në disa kinema të përzgjedhura.

Ai po bëhet antifilmi i një epoke, ku aktorët e vegjël apo minorenët pushtojnë faqet e para të revistave dhe gazetave me thashetheme. Kit Kittredge, ashtu si librat e serisë "American Girl" (123 milionë kopje), përfaqëson një fenomen social autentik që nga viti 1986, por "edhe një stil jetese", shpjegon Xhulia. Edhe regjisorja e filmit Rozema tregon: "‘American Girls‘ janë një legjion dhe i mbivendosen një kulture amerikane me gra të forta, që, edhe pse fëmijë, duhet të luftojnë në një botë të dominuar nga meshkujt, por që ruan vlera tradicionale e nuk ka turp që të deklarojë se është e varfër dhe ky është një leksion. Ta shohësh teksa shkruan, me siguri jo në kompjuter, por në makinën e vjetër të shkrimit për artikujt e saj, është si ajri. Të shohësh që në muret e dhomës së saj të vogël dhe thuajse boshe janë të ngjitura posterat e Lindsei Lohanit, Eleonor Ruzveltit dhe Amelia Earhart, pionieres së aviacionit. Më tej ajo shton: "Nuk më intereson ajo që kanë shkruar të tjerët se filmi ndihmon që të shiten kukullat e kompanisë ‘Mattel‘ dhe libra, pavarësisht qëllimeve të mira dhe vlerave që përçon si shumë të tjerë të këtij lloji". Në fund vogëlushja Abigal thotë: "Do t‘ia tregoj aventurat e mrekullueshme fëmijëve nga e gjithë bota në festivalin e filmit "Giffoni" dhe mezi po pres që t‘i takoj".

Jeta Vajza e Kim dhe Mikael Breslin, Abigail, ka dy vëllezër më të rritur, Rajan dhe Spenser Breslin, edhe ky i fundit aktor. Në vitin 2002, ajo interpretoi vajzën e Mel Gibsonit në filmin "Signs", i cili shënoi edhe debutimin e saj të parë në botën e filmave. Pas tij, Breslin numëron rreth 15 role në filma.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama