Ethet e “Euro 2016” e kanë mbërthyer që tani Zvicrën. Mediat vendase transmetojnë frikën për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që në fakt janë produkt i akademisë zvicerane.
Portali zviceran “ticinonews.ch” shkruan se “Me kualifikimin e Shqipërisë dhe pranimin e mundshëm të Kosovës në kompeticione zyrtare të rinjtë shqiptarë në Zvicër mund të zgjedhin një nga këto dy shtete duke refuzuar Zvicrën. Ky do të ishte një problem serioz për kombëtaren helvete”.