Zvicra ne telashe te medha pa shqiptaret ne fushe. Shkelqejne vetem ata

Zvicra, në telashe të mëdha pa shqiptarët në fushë. Shkëlqejnë vetëm ata

Zvicra duhet të jetë shumë e lumtur që futbollistët me origjinë shqiptare kanë vendosur të mos e braktisin këtë përfaqësuese. Në ndeshjen e fundit miqësore kundër Moldavisë, ekipi i drejtuar nga Vladimir Petkoviç fitoi 2-1 vetëm falë kontributit të 6 futbollistëve shqiptarë që ka në përbërje, të cilët luajtën të gjithë në këtë sfidë.

Zvicra miqesore

Xhemajli, Behrami, Xhaka dhe Shaqiri luajtën si titullarë, ndërsa ishte pikërisht Xhemajli ai që i dha avantazhin kombëtares së Zvicrës, duke realizuar që në minutën e 12 të sfidës. Gjatë të gjithë pjesës së parë, zviceranët dominuan lojën, ndërsa çdo aksion i rrezikshëm i tyre vinte nga këmbët e futbollistëve shqiptarë të saj.

Në fillimin e pjesës së dytë, në fushën e lojës hyri edhe Admir Mehmedi, duke shtuar numrin e shqiptarëve në fushë. Moldavia barazoi rezultatin me anë të Ginsari në minutën e 70, por vetëm 5 minuta më vonë, Mehmedi shënoi golin e fitores 2-1 të Zvicrës. Që nga minuta e 65-të, në fushën e lojës ishte edhe sulmuesi Shani Tarashaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama