UPDATE/ Zvicra i tha lamtumirë Europianit "Francë 2016". Helvetët u eliminuan nga polakët pas ekzekutimit të 11-metërshave.
Koha e rregullt mes Zvicrës dhe Polonisë u mbyll me rezultatin 1-1. Ky rezultat mbeti në fuqi edhe pas kohës shtesë, duke bërë që ekipet t'i faleshin pikës së bardhë të penalltive. Polonia u tregua më e saktë nga pika e bardhë, duke realizuar të pesta penalltitë, ndërsa humbja e 11-metërshit nga Granit Xhaka përcaktoi edhe rezultatin final.
Pjesa e dytë
Xherdan Shaqiri shpëton Zvicrën nga humbja ndaj Polonisë duke i dhënë edhe një shans për të luajtur kohën shtesë.
Por edhe në minutat shtesë nuk pati gola në stadiumin e Francës dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive. Zvicra u shfaq më kërkuese pas golit të barazimit, ndërsa Polonia luajti e tërhequr në mbrojtje.
Një gol i realizuar prej tij me roveshatë në minutën e 82' të ndeshjes barazoi shifrat në 1-1. Më herët, Zvicra ishte pranë golit në minutën e 76´ të pjesës së dytë. Seferoviç tronditi portën e Fabjanskit kur topi i gjuajtur prej tij preku shtyllën.
Pjesa e parë
Polonia e mbylli në avantazh të një goli pjesën e parë ndaj Zvicrës. Blazikovski shënoi ë minutën e 39´ të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Ai bëhet futbollisti i parë polak që ka shënuar në dy ndeshje radhazi në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Skuadra e Navalkas meritoi këtë avantazh në 45´ e para për atë që futbollistët e tij dhanë në fushën e lojës. Helvetët u shfaqën të shpërqendruar në mbrojtjen në minutën e parë të lojës ku për pak sa nuk pësuan nga një nxitim i portierit. Ndërsa kundërshtarët e tyre rritën presionin e lojës edhe pas këtij rasti.
Rezultati final 4-5 (me penallti):
Zvicër - Poloni 1 - 1 (koha e rregullt)
Gol: Shaqieri 81'/ Blazikovski 39´
Supergoli i Shaqierit
Goli i Blazikovskit
Ndërkohë, pak minuta para fillimit të ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
Formacionet zyrtare:
ZVICRA (4-3-3): Sommer, Lichtsteiner, Schaar, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Dzemaili, Shaqiri, Seferovic, Mehmedi.
Trajner: Petkoviç.
POLONIA (4-4-2): Fabianski, Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk, Balszczykoëski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki, Milik, Leëandowski.
Trajner: Navalka.
Penalltia e humbur e Granit Xhakës