Google ka nevojë që punonjësit e saj të kenë ide sa më brilante, për këtë arsye u përgatit atyre një ambient pune të ngjashëm me shtëpitë e Big Brother. Zyrat e gjigantit të kërkimit në Londër janë tre kate, por javën e shkuar disa nga 350 punonjësit nisën të shijojnë ambientet e reja të katit të inxhinierëve, të quajtur L4- që pretendon të jetë një nga më trendy në botë. Dhomat e mbledhjeve janë dizenjuar në mënyrë spektakolare dhe punonjësit mund të argëtohen me bilardo e video- lojëra. Një nga zyrtarët e Google tha: ‘Këtu ne kemi punësuar disa nga inxhinierët më të mirë në Britani, ndaj duhet t’u krijojmë një ambient thellësisht kreativ, relaksues dhe eksitues’.