Sulmuesi Xhevahir Sukaj do të jetë pjesë e Partizanit edhe në sezonin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
"Sukaj mbetet dem i kuq edhe për sezonin e ri! ?#?PMTP", ishte postimi i klubit, që ka mbyllur kështu të gjitha dilemat rreth sulmuesit, i cili në javën e fundit kishte udhëtuar drejt Malajzisë ku ishte kërkuar nga FC Perak.
Me sa duket sulmuesi nuk ka gjetur një akord financiar me këtë klub dhe ka preferuar të kthehet te të kuqtë, ku cilësohet një nga futbollistët kryesorë të projektit të këtij sezoni.
Sukaj shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë te Partizani, duke u kthyer menjëherë në idhullin e tifozerisë së klubit kryeqytetas.