Nejmar rinovon kontratën e tij me Barcelonën për pesë vitet e ardhshme. Shtypi spanjoll dhe ai ndërkombëtar kanë folur më parë për zgjatjen e kontratës së brazilianit, por sot çdo gjë është bërë zyrtare duke u dhënë fund aludimeve për largimin e tij.
Nejmar ka firmosur deri në vitin 2021. Shuma që ai pritet të përfitojnë nga kjo kontratë shkon në 250 milionë euro.
Marrëveshja mes futbollistit dhe klubit katalanas vjen pak ditë para se ai të niset për në Olimpiadën e Brazilit.