Francezët e PSG-së e kanë gjetur shpejt zëvendësuesin e Blankut. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Unai Emeri është zyrtarisht trajneri i ri i klubit.
44-vjeçari shkon te PSG pas sukseseve të njëpasnjëshme me Sevijën. Ai fitoi tre trofe të Ligës së Europës me këtë klub dhe tashmë ka nisur aventurën e re në Francë.
Unai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2018, me opsion rinovimin deri në 2019-ën.