Zyrtari australian jep doreheqjen per nje shishe vere

Zyrtari australian jep doreheqjen per nje shishe vere

Kryeministri i shtetit australian, Uellsi Jugor i Ri, Barry O’Farell, ka dhënë dorëheqje, pasi u zbulua se ai nuk kishte qenë i sinqertë në lidhje me një hetim për korrupsion, pasi nuk pranoi se kishte marrë si dhuratë një shishe verë, në vlerë prej 2800 dollarësh,  nga një biznesmen.

Mësohet se O’Farell kishte marrë një shishe me verë nga, Nick Di Girolamo, biznesmen dhe avokat, i cili është nën hetim. Nick Di Girolamo është nën hetim, pasi akuzohet për korrupsion, por në këtë hetim janë përfshirë edhe ligjvënësi të shtetit, Uellsi Jugor i Ri, të cilët mendohet se kanë pasur lidhje me biznesmenin Di Girolamo. Zyrtari dha dorëheqjen, pasi hetuesit zbuluan një letër falënderuese për shishen e verës “Penfolds Grange” e vitit 1995, një ditë pasi ai kishte thënë se nuk dinte asgjë për këtë rast.

“O’Farell u tha gazetarëve se i pranon pasojat e gënjeshtrës që tha”, raporton “Reuters” nga Sidneji, citon “REL”. Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, e ka mbrojtur zotin O’Farell, duke argumentuar se dorëheqja ishte shenjë e integritetit, e jo e korrupsionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama