Një efektiv policie i qarkullimin rrugor u sulmua ditën sotme nga një drejtues mjeti. Ngjarja ndodhi pranë Librit Universitar. Mësohet se polici rrugor ndaloi drejtuesin, pasi ky i fundit nuk respektoi semaforin dhe tentoi ta kalonte edhe pse drita ishte e kuqe. Mirëpo, pas ndalesës nga ana e policit, drejtuesi i mjetit, i cili është identifikuar si Eniel Arapo, zyrtar i Drejtorisë së Higjienës në Tiranë, e goditi policin me grushte. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së rendit, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e zyrtarit në fjalë.