Në ditën e festës kombëtare të Greqisë, ose e njohur si dita “Jo” për grekët, Jordos Sulas, Sekretar i Komitetit të familjareve të të Rënëve të luftës italo-greke, pjesë e ministrisë së Drejtesisë ka kërkuar ngritjen e 1400 varreve. Deklarata e Sulas është bërë në Gjirokastër gjatë homazheve në nderim të ushtarëve grekë që kanë rënë gjatë luftës italo-greke.
Sipas Sulas, ushtarët grekë kanë rënë në territorin e Shqipërisë dhe këtu duhet të ngrihen edhe varret e tyre. Sulas ka deklaruar se, “në këtë mënyrë respektohen të rënët në luftë”.
Sekretari i Komitetit të familjareve të të Rënëve të luftës italo-greke, pjesë e ministrisë së Drejtesisë në Greqi, ka deklaruar se, ngritja e varreve duhet të bëhet falë protokollit të bashkëpunimit mes dy qeverive shqiptare. “T’i jepet prioritet kësaj çështje. Dimë që në Përmet ka pasur një tjetër varr masiv. Autoritetet shqiptare t’i japin prioritet kësaj çështje”, ka thënë Sulas, sipas raportimit të mediave të ndryshme sot.