1.4 miliardë USD, rritje në vit! – Pse po riarmatoset rëndë Serbia? Artikulli i The Economist, ironia në Beograd: “Nëse, ‘zoti na ruajt’, status quo-ja rajonale do prishej…”

30 tetor 2021

1.4 miliardë USD, rritje në vit! Pse po riarmatoset rëndë Serbia? Artikulli i The Economist, ironia në Beograd: “Nëse, ‘zoti na ruajt’, status quo-ja rajonale do prishej…”

“Ejani me mua”, thotë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë: Tani do të shihni një buzëqeshje në fytyrën time!”. Nga tarraca e godinës së presidencës së Beogradit, ai tregon rrokaqiejt që ngrihen lart dhe deklaron triumfalisht: Si një feniks që ngrihet nga hiri!

Shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë kanë nisur të shqetësohen se ushtria e Serbisë po ngrihet gjithashtu nga hiri. Gjatë një mosmarrëveshjeje të vogël me Kosovën rreth targave të makinave në shtator, Serbia fluturoi avionë luftarakë afër kufirit dhe vendosi automjete të blinduara.

Ndërmjet 2015 dhe 2021, shpenzimet për ushtrinë e Serbisë u rritën me rreth 70% ose ndryshe 1.4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i kanë dhënë 10 avionë mig-29. Po ashtu, Rusia i ka dhënë asaj 30 tanke dhe transportues të blinduar një sistem mbrojtjeje ajrore. Po ashtu, vetë Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër.

Pas luftërave jugosllave të viteve 1990 kapaciteti ushtarak i Serbisë u shkatërrua. Por në vitin 2014 qeveria vendosi të riarmatosej. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë tregoi se epoka e luftës konvencionale në Evropë nuk kishte përfunduar; dhe përmbytjet në Serbi atë vit ishin një “thirrje zgjimi”. Kështu tregon Daniel Sunter nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë. Prej përmbytjeve zbuluan se vendi kishte mbetur pa pothuajse asnjë helikopter, as për misionet e kërkim-shpëtimit.

Artikulli i The Economist

“Një shtet modern ka nevojë për një ushtri moderne”, – thotë zoti Vuçiç. Nëse Serbia thjesht do të modernizonte forcat e saj të armatosura, askush nuk do ta kishte problem. Është konteksti që ngre alarme. Bosnja është përsëri në trazira politike dhe Milorad Dodik, udhëheqësi serb i Bosnjës, tha më 14 tetor se nëse pjesa e tij e Bosnjës ndahej dhe do të niste dhuna, Rusia do të ndërhynte për ta mbrojtur atë.

Po ashtu tabloidët e kontrolluar nga qeveria e Serbisë vazhdimisht shpallin se luftë me shqiptarët e Kosovës apo kroatët. Në të njëjtën kohë nacionalistët, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin flasin për krijimin e një “bote serbe”, për të cilën shumë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje kanë frikë se është kod për një Serbi të Madhe që mund t’i gëlltisë.

Por Vuçiç e hedh poshtë këtë si “propagandë”. Ai thotë se të gjithë fqinjët e dinë se riarmatimi “nuk është kundër tyre”.

Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se rëndësia e vërtetë e riarmatosjes së vendit është politike dhe jo ushtarake.

Marrëveshjet e dukshme të armëve u bëjnë përshtypje mbështetësve të Vuçiçit, të cilët priren t’i respektojnë forcat e armatosura. Por Serbia është efektivisht e rrethuar nga NATO. Me një aleancë të madhe që mbron fqinjët e saj të vegjël, Serbia ka shumë pak gjasa të dërgojë ushtarët e saj në veprim.

“Të kesh një ushtri të fortë do të thotë që fuqitë e mëdha të trajtojnë me respekt. Dhe nëse, “Zoti na ruajt”, status quo-ja rajonale do të prishej, atëherë “nëse ne mund t’i shkaktojmë dëme kundërshtarëve tanë hipotetikë, ata ndoshta do të jenë më të dëgjueshëm e më pak të rrezikshëm ndaj nesh në tryezën e negociatave,” – e mbyll Vuksanoviç.

Marrë nga The Economist. -Publikohet sipas Gazeta Panorama