1.9 miliard vetëm për 2018! Shqiptarët e varfër paguajnë dy administrata
1.9 miliard vetëm për 2018! Shqiptarët e varfër paguajnë dy administrata
l 6 prill 2019
Largimet politike nga puna që janë një fenomen i zakonshëm në administratën publike, bëjnë që qytetarët shqiptarë me taksat e tyre të paguajnë pothuajse dy administrata në të njëjtën kohë, për shkak të gjyqeve të fituara.
Ekspertët e ekonomisë e shikojnë këtë fenomen si shqetësim real.
Veç faturës së kriput për taksapaguesit pasojat që sjellin largimet nga puna ndikojnë ndjeshëm edhe në uljen e perfomancës së administratës.
Fatura e papaguar që qeveria duhet të shlyejë për vendime gjyqësore për pushimet nga puna, rrumbullakoset në 1.9 miliardë lekë të reja vetëm për vitin 2018.
n.s. / dita