1 viktimë nga Covid në Shqipëri. – Ministria del me njoftimin urgjent për qytetarët
18 Shkurt 2023
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 333 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 10 të shëruar në 24 orët e fundit
18 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.
Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.