10 ushqimet qe përshpejtojnë plakjen dhe ju bëjnë te dukeni më të vjetër në moshë
10 ushqimet qe përshpejtojnë plakjen dhe ju bëjnë te dukeni më të vjetër në moshë
13 SHKURT 2021
Shumë produkte kanë efekte negative në trup. Si përshembull sheqeri, yndyrnat e panevojshme, alkooli apo edhe kafeina shkatërrojnë proteinat e rëndësishme dhe na dehidratojnë duke dëmtuar kështu shëndetin e lëkurës. Më poshtë ju tregojmë 10 produktet që duhen konsumuar me kujdes pasi kanë një ndikim negativ në lëkurë sipas ‘Bright Side’:
1-Sheqernat shkatërrojnë proteinat dhe lipidet. Sheqeri është shkaktari i shtimit në peshë, duke e varur lëkurën dhe duke e bërë me rrudha.
2-Ushqimet e yndyrshme dobësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë. Ushqimet e shpejta jo vetëm që dëmtojnë zemrën, por dhe dobësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë duke shkaktuar rrudha.
3-Alkooli rrit toksinat. Një gotë verë nuk ju dëmton aspak, por përdorimi i tepërt i alkoolit do të dëmtonte mëlçinë. Funksioni i mëlçisë bie duke rritur kështu sasinë e toksinave në trup.
4-Konsumimi i pakët i yndyrnave të dobishme. Yndyrnat e dobishme janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Yndyrnat e dobishme i gjeni tek peshku i salmonit, bajamet, vaji i arrës së kokosit, farat ‘chia’ si dhe perimet me ngjyrë jeshile të errët.
5-Kripa. Përdorimi i tepërt i kripës i krijon trupit nevojën për sa më shumë ujë dhe kjo më pas shkakton fryrje të lëkurës si përshembull fryrja e qeskave të syve.
6-Mishi i proçesuar shkakton dehidratim. Salçiçet apo bërxollat janë të preferuara nga shumë njerëz, por ato përmbajnë shumë kripë duke shkaktuar kështu dehidratim. Këto produkte minimizojnë sasinë e vitaminës C në trup, e cila është e nevojshme për krijimin e kolagjenit të lëkurës.
7-Mishi i skuqur shumë dëmton lëkurën. Ky produkt shkakton uljen e kolagjenit në trup, duke shkaktuar një pamje më të plakur.
8-Patatet e skuqura. Patatet zbërthehen në sheqerna në momentin që hyjnë në organizëm. Ky produkt i skuqur dëmton qelizat e lëkurës.
9-Pijet që përmbajnë kafeinë. Kafeina largon lëngjet nga trupi duke e bërë lëkurën të thatë dhe të dobët.
10-Ushqimet pikante. Këto ushqime shkaktojnë skuqje, irritim dhe fryrje të lëkurës.
Gazeta Sot