100 ditë pa asnjë rast, kthehet koronavirusi në  Vietnam!

27 KORRIK 2020

Vietnami ka mbyllur qytetin e Da Nang për turistët pasi u regjistruan katër raste të reja me koronavirus. Që prej prillit, përreth për 100 ditë në vend nuk ishte regjistruar asnjë rast i ri. Asnjë turist nuk mund të hyjë në qytet për 14 ditë. Vietnami është konsideruar një histori suksese sa i përket menaxhimit të pandemisë. Mbyllja në kohë e kufijve, karantina dhe gjurmimi i rasteve ishin tre pikat kyçe që kontribuuan në këtë sukses. Vietnami ka regjistruar 400 raste dhe asnjë vdekje./

L.F-dritare.net