27 Janar 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar nga një gazetar izraelit, i cili pretendonte se administrata e Donald Trump kishte nisur bisedime me qeverinë shqiptare për strehimin e 100 mijë palestinezëve nga Gaza.

Rama e cilësoi këtë pretendim si “fake news” dhe theksoi se një skenar i tillë nuk është aspak i vërtetë.

Kryeministri sqaroi se Shqipërisë nuk i është bërë asnjë kërkesë për këtë çështje dhe se vendi nuk ka as mundësinë dhe as kapacitetin për të marrë përsipër një angazhim të tillë. Ai e përshkroi lajmin si një spekulim të pabazuar, duke theksuar se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe nuk ka asnjë të vërtetë në këto raportime.

Nga Gazeta Sot