1000 simpatizantë të PD nga Vlora dhe mijëra nga Fieri. – Demokratët do marshojnë nga qendra drejt Dajtit, zbardhet slogani
Rreth 600 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita.
Rreth 200 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.
Përsa i përket qarkut të Vlorës mësohet se janë nisur mbi 1000 antarë dhe simpatizantë drejt protestës. Rreth 200 protestues janë nisur nga Pogradeci,100 protestues nga Devolli dhe rreth 250 protestues nga Maliqi.
Nga Fieri sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona. Nga Shkodra protestuesit janë nisur në rreth 200-250 automjete.
Liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, ndërsa demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro samitit dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.
Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt Dajtit ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë.
Demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt Dajtit.
Gazeta Shqip