Ukraine 109 karroca bosh për vogëlushët që nuk janë më

109 karroca bosh për vogëlushët që nuk janë më. –  Ukraina kujton fëmijët e vrarë gjatë luftës

18 MARS 2022

Ukraina ka kujtuar sot në një mënyrë të veçantë viktimat e saj të luftës, mes tyre 109 fëmijëve të vrarë nga bombardimet ruse.

Për të kujtuar vogëlushët e vrarë, 109 karroca fëmijësh bosh u rreshtuan në sheshin qendror të qytetit të Lviv. Ky aksion u organizua nga aktivistët e qytetit. Bashkia e Lviv vendosi karrocat, çdonjëra në kujtim të një fëmije të vrarë që nga fillimi i luftës.

Lviv ndodhet në perëndim të Ukrainës, ku për momentin nuk zhvillohen luftime  dhe ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.

Ukraine 109 karroca bosh për vogëlushët që nuk janë më

Luftimet mes trupave ruse dhe ushtrisë ukrainase kanë hyrë në ditën e 23-të, ndërsa gjithmonë e më shumë civilët janë pre e sulmeve pa dallim të Putinit.

Ukraine 109 karroca bosh për vogëlushët që nuk janë më

Gazeta Shqip