’11 herë më vdekjeprurës’, ekspertët amerikanë tregojnë cili është varianti më i rrezikshëm i COVID-19
’11 herë më vdekjeprurës’, ekspertët amerikanë tregojnë cili është varianti më i rrezikshëm i COVID-19
26 SHKURT 2021
Ekspertët amerikanë besojnë se varianti kalifornian i koronavirusit është jo vetëm më infektues se të gjitha mutacionet e tjera deri tani, por sipas tyre ai gjithashtu mund të jetë deri në 11 herë më vdekjeprurës.
Varianti `djallëzor`, sick e kanë quajtur mjekët atje, mund të dobësojë edhe efikasitetin e vaksinave. Duket se ky mutacion, I pagëzuar si B.1.427/B.1.429 është diktuar në Kaliforni për herë të parë këtë dimër. Deri tani, nuk është zbuluar ndonjë rast I tij ne Mbretërinë e Bashkuar, por është gjetur sakaq në Danimarkë, Australi, Meksikë dhe Tajvan.
Ekipi zbuloi se “B.1.427 / B.1.429” është shndërruar në variantin mbizotërues në këtë shtet pas testimit të mostrave të virusit të mbledhura nga i gjithë shteti mes shtatorit të vitit të kaluar dhe muajit janar. Ekipi i ekspertëve thotë se njerëzit e infektuar me variantin “B.1.427 / B.1.429” prodhuan një ngarkesë virale dy herë më të madhe se ajo e varianteve të tjera, gjë që mund ta bëjë virusin që ata mbartin më ngjitës për të tjerët.
Varianti i ri ka më shumë të ngjarë të shkaktojë një formë të rëndë të sëmundjes “përfshirë një rritje të rrezikut për marrjen e sasive të mëdha të oksigjenit prej personave të prekur”. Ai është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave që mund ta luftojnë dhe neutralizojnë virusin.
Gazeta Sot