– 110 Vjetori i Pavarsise Kombetare. – Kapedanët Arbër në Europë me Flamur Kombetar Shqiptar Shek. 15-16
– 26 Nentor 2022.
(Fragment nga Libri studimor: “Flamuri i Kombit Shqipetar” i autorit Jaho Brahaj.)
Ne disa piktura te Kohes qe i kushtohen Betejes se Lepantit 1571 eshte Flamuri Kombetar Shqiptar perkrah te Flamurit te Perandorise Austriake e forcave te tjera ushtarake, fakt qe tregon se Flamuri i Kombit Shqiptar vazhdoi te ruhej dhe praktikohej nga shqiptaret edhe pas Epokes Skenderbejane.
Dihet se pas vdekjes së Skenderbeut dhe rënies së trojeve shqiptare nën sundimin otoman shumë shqiptarë emigruan. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar vazhduan të qëndronin të bashkuar në komunitete edhe kur shërbenin tek të huajt në zeje të ndryshme ose në ushtri.
Në shekujt 16-17 pothuajse të gjitha repartet ushtarake më speciale të ushtrive europiane udhëhiqeshin e komandoheshin nga shqiptarët. Bijt e fisnikërisë arbërore u bënë ushtarak me famë, por fatkeqësishtë u shërbenin shteteve të huaja. Gjatë këtij shërbimi ushtarak që e bënin nga nevoja ekonomike, ato asnjëherë nuk e bjerrën shpresën, se një ditë do të ktheheshin në truallin e tyre, për të luftuar që të çlironin dhe ti sherbenin atij. Ky besim për të cilin punonin, i frymëzonte që të ruanin e të mbanin në garnizonet e repartet e tyre simbolin e lirisë së kombit të tyre, flamurin e kombit të tyre.
P.sh ne Betejen e Lepantit 1571, ishin shquar Antonio (Anton) Bruni. Mbiemri i italianizuar ne shqip ishte Anton Zeza, sic percaktojne shume studiue e nder to Prof. Injac Zamputi. Antoni ishte nipi i Gjon Zezes, edhe ky ne dokumente shenohet me mbiemrin e italianizuar (perkthyer) Gjon Bruni1.
Beteja e Lepantit ishte beteje qe u kurorezu me fitoren e forcave aleate Perendimore kundra Perandorise Otomane.
Per kete beteje ku udheheqese ishte Perandoria Austriake ne disa piktura te kohes ajo eshte perjetesuar krahas atij peranorak austriak e te tjereve edhe Flamuri i kombit shqiptar i trasheguar nga epopeja e Qendreses shqiptare nen Skenderbeun. Flamuri i Kombit Shqiptar vazhdoi i praktikuar dhe ruajtur nga shume krere e kapedane shqiptar nder marshime e beteja luftarake. Në gjirin e komandatëve ushtarak, në shërbim të Venedikut, në fundin e shekullit XVI ishte krijuar një “Lidhje Shqiptare”, ku sipas dokumenteve të kohës bënin pjesë: ”Tom Plezha, kalorës fisnik i princit të Venedikut, Kapedan Mark Gjini nga Ulqini3 me gjithë vëllanë e tij, Nikoll Gjansi dhe të tjerë që të gjithë shqiptarë4”. Këta ishin të lidhur me peshkopët e Shqipërisë së Mesme3.
Në këto vite, nga Kuvendet Shqiptare filluan të praktikoheshin vulat me shqiponjën dykrenare të trashëguar nga shteti i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Rast jo i vetëm është dokumentimi për një nga këta kapedan, që ishte në shërbim të Venedikut, ai shërbente dhe luftonte bashkë me ushtarët e tij shqiptarë vetëm nën hijen e flamurit të popullit të vetë.
Këtë fakt, na e bën të njohur vetë providori, venedikas i cili pasi na njeh me vetitë e çmuara të ushtarëve shqiptarë, që i cilëson: ”Janë të një kombësie të shquar, punëdurues dhe të papërmbajtur”. Për guvernatorin e tyre, Kapedanin Pal Gjini vlerësimet janë shumë të larta: – ”Ky njeri është i nderuar nga kombi shqiptarë dhe i dashur, sepse qeveris të gjithë barabar dhe është i pari pas flamurit te Tyre, që këta shqiptarët e vendosin përpara, kur marrshojnë”5.
Deri sa këtu, nga një nëpunës i lartë, na dëshmohet se flamuri shqiptar përdorej publikishtë, nga repartet shqiptare, kjo tregon se, to duhet ta kenë trashëguar nga vendbanimet e tyre në atdhe. Në këtë përiudhë, kishte filluar dhe riorganizimi mbarë shqiptar i vetëqeverisjes me kuvendet, sipas traditës së lashtë.
——————–