119 kg kokainë në konteinerin e “Bana King”. Artan Hoxha: – Sot kam marrë vesh një detaj tjetër
119 kg kokainë në konteinerin e “Bana King”. Artan Hoxha: – Sot kam marrë vesh një detaj tjetër
6 JANAR 2022
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me kontejnerin me banane ku u gjetën 119 kg kokainë që vinin nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarrit.
“Ky kamion ka pasur fiks 1 mijë e 200 arka me banane dhe shkojnë në 25 ton. Kjo kompani edhe emrin e ka marrë në Ekuador, është e vetmja kompani shqiptare që i ngarkon vetë tek ferma, nuk ka një firmë atje që u thotë më nis banane, e ka ciklin e mbyllur ky, i merr vetë. Plus ka edhe diçka tjetër, që sot e kam marrë vesh, paskan dhe një kompani në ishujt Kanarie, një kompani Offshore me emrin West Food, për çfarë i duhet një kompani offshore?”, u shpreh Hoxha.
Gazeta Sot