12 mijë refugjatë drejt Shqipërisë? Alarmi jepet nga Greqia. –
12 mijë refugjatë drejt Shqipërisë? Alarmi jepet nga Greqia. –
l 3 prill 2019
Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve sirianë ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.
Vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 65 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.
Kryekufitari i Gjirokastrës pohoi se pritet një fluks në rritje refugjatësh drejt kufirit shqiptar.
Ai tha se sikur vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh.
News24 raporton se situata ka shqetësuar edhe shtetin grek pasi karvani që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve e që do niset nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri.
Një pjesë e këtyre njerëzve mund të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Evropës.
v.l/ Dita