“12 shqiptarë kanë humbur jetën deri tani në Nju Jork”- Flet i riu nga Shkodra në SHBA dhe rrëfen momentet e tmerrit: Në një funeral kishte mbi 256 trupa, ndërsa kapaciteti ishte 15
“12 shqiptarë kanë humbur jetën deri tani në Nju Jork”- Flet i riu nga Shkodra në SHBA dhe rrëfen momentet e tmerrit: Në një funeral kishte mbi 256 trupa, ndërsa kapaciteti ishte 15
6 PRILL 2020
Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi ka konfirmuar live në emisonin ‘Opinion’ se deri tani kanë humbur jetën 12 shqiptarë.
“Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15″, tha Kepi.
Ndërkohë që numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10,300 viktima në të gjitha shtetet.
Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4,700 viktima.
Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet.
Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit.
Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm.
Gazeta Sot