12 ushtarë amerikanë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur në Kabul. Pentagoni e konfirmon.
12 ushtarë amerikanë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur në Kabul. Pentagoni e konfirmon.
26 GUSHT 2021
Pentagoni konfirmoi të enjten se dy kamikazë, që besohet të jenë idhtarë të Shtetit Islamik kryen sulme vetëvrasëse në Aeroportin e Kabulit, që vranë 12 trupa amerikane dhe plagosën 15 të tjerë.
Të paktën 60 afganë u vranë dhe 143 të tjerë u plagosën, sipas një zyrtari afgan, i cili foli në kushte anonimiteti me agjencinë Associated Press. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për për sulmet në kanalin e tij Telegram, tha më tej agjencia amerikane e lajmeve.
Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore Amerikane tha në një konferencë për shtyp në Pentagon se shpërthimet u pasuan nga një përleshje me armë dhe se, ndërsa evakuimet nga Afganistani po vazhdojnë. Ai tha se rreth 1.000 qytetarë amerikanë vlerësohet të jenë ende në Afganistan.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u përcolli ngushëllimet familjeve të ushtarëve. Ai u zotua se ky akt nuk do ta dekurajonte ushtrinë amerikane në përmbushjen e misionit të saj.
“Po të bëjmë më pak se aq, sidomos tani, do të ishte një akt që përdhos sakrificën dhe dedikimin që këto burra e gra kanë bërë për atdheun tonë dhe popullin e Afganistanit,” deklaroi ai.
Ka patur të paktën edhe katër shpërthime të tjera pranë aeroportit të Kabulit të enjten mes një përpjekjeje madhore dhe kaotike të evakuimit nga Afganistani, tha Pentagoni, me civilë dhe anëtarë të forcave ushtarake amerikane në mesin e viktimave të asaj që u përshkrua si një “sulm kompleks”
Zyrtarët amerikanë thanë se ishin të shqetësuar se mund të ndodhnin sulme të tjera në aeroport pas dy shpërthimeve të enjten.
Një spital kirurgjik i drejtuar nga një organizatë bamirëse italiane tha se po trajtonte më shumë se 60 të plagosur. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u kërkuan afganëve të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se një shpërthim ndodhi pranë Hyrjes Abbey të aeroportit dhe tjetri afër Hotelit Baron aty pranë. Dy zyrtarë amerikanë thanë se të paktën një nga sulmet duket se ishte shpërthim vetëvrasëse.
Gazeta Shqip