13 Janar 1963, premiera e baletit “Halili dhe Hajrija”
Nga Vasil Sofokli Tole
13 Janar 1963, 55 vjet më parë u krye premiera e “Halilit dhe Hajrisë”, të parit balet shqiptar!
Mirënjohje dhe respekt për autorët, kompozitorin Tish Daija, koreografin Panajot Kanaçi dhe gjithë interpretuesit.
Ky balet erdhi i treti, në rradhën e krijimit të veprave të mëdha të muzikës shqiptare që fillojnë me simfoninë e Zadejës-1956 dhe operan “Mrika” të Jakovës-1958.
13 Janar 1963 premiera e baletit “Halili dhe Hajria”. Baleti i parë shqiptar që hap siparin e baleteve kombëtare, i vënë në skenë nga kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi.
Dirigjent Mustafa Krantja. Solist Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, Miltiadh Papa, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Estref Shaqiri, Albert Janku, Engjell Tershana.