13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. – Joe Biden: SHBA e gatshme të punojë me qeverinë e re, duhet bërë punë për njohje reciproke me Serbinë
16 shkurt 2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se SHBA-të shprehin gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës në rrugën e integrimit evropian.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në letër thuhet se SHBA-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe të ndihmojë integrimin e saj në rrugën evropiane. Gjithashtu përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes dyja vendeve.
“Ka ende shumë punë për të bërë, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë e fokusuar në njohjen e ndërsjellë, që fuqizon sundimin të ligjit, përballjen me pandeminë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begat për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën të cilën presidenti Biden i ka dërguar Osmanit.
Gazeta Panorama