Plumbat drejt policisë dhe ndalimi i aktivistes, PDIU tregon si qëndron e vërteta. –
Plumbat drejt policisë dhe ndalimi i aktivistes, PDIU tregon si qëndron e vërteta. –
Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë
PDIU ka reaguar pas ndalimit nga ana policia në komisariatin e Këlcyrës të aktivistes Elida Jorgoni e cila kërkonte të protestonte në Bularat për të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Çamërisë, në një kohë kur po zhvillohej ceromonia për nderimin e ushtarëve të rënë grekë.
Sipas PDIU ndalimi i patriotëve shqiptarë është i turpshëm në një kohë ku esktremistët grek të vorio-epirit fyejnë shqiptarët.
“PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër’, deklaron PDIU.
Ndërkaq, në lidhje me incidentin ku Konstatinos Kacifas qëlloi ndaj policisë shqiptare PDIU thotë e se 35-vjeçari është ekstremist i Agimit të Artë.
Reagimi i plotë i PDIU:
Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë
Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.
PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër.
Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit.
Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/