Doli nga shtypi vepra madhore e At Shtjefën Gjeçovit, “Agimi i Gjytetniis”. –

Nga: Manjola Peraj.

Vepra e Át Shtjefën Gjeçovit Agimi i Gjytetniis u botue për të parën herë në vitin 1910, në shtypshkrojën Nikaj, dhe qysh nga ajo kohë nuk u botue mâ në Shqipni. Mbas kaq shumë vitesh përsëri po sheh dritën e botimit. Në botim nuk kemi bâ asnji ndërhymje; vepra botohet simbas origjinalit. Ajo kje botue më 1985 në Kosovë. Dhe në atë botim mungonte kushtesa e Át Gjeçovit për Át Fishtën. Në të vërtetë, gjykojmë se bash ajo kushtesë i jep veprës vlerë edhe mâ të madhe.
E shkruejtun para 108 vjetësh, vepra ruen aktualitetin e saj në pikëpamje të edukimit njerëzor, besimit, gjuhës shqipe dhe ndjesive kombëtare. Si rrallëherë në nji hapësinë kohore kaq të madhe ndërmjet kohës sonë dhe kohës kur doli për herë të parë nga shtypi, vepra i flet ndërgjegjes sonë si ai burimi i ujit të ftohtë që nuk e humb kurrë shijen dhe freskinë e vet për kalimtarët që duen me pî në të.
Kjo vepër botohet nën kujdesin e Provincës Françeskane si nderim për Át Shtjefën Gjeçovin, i cili bashkë me Át Fishtën, Át Pal Dodajn dhe Át Pashko Bardhin hodhën themelet për të ripërtërí Provincën Françeskane Shqiptare në shekullin e kaluem.


Botimi i veprës Agimin i Gjytetniis ka për të kênë nji kontribut i vlefshëm për kulturën dhe traditën françeskane në Shqipni, e sidomos që ne ta duem njeni-tjetrin, gjuhën dhe vendin tonë.
Ketë vepër bashkë me Kolanën e Botimeve Françeskane, do ta gjeni në panairin e librit qa do të mbahet në Tiranë më 14 -18 nandor 2018. (BF)