Blen një foto 10 dollarë, mbetet pa fjalë kur mëson sa vlen!
Blen një foto 10 dollarë, mbetet pa fjalë kur mëson sa vlen!
Një koleksionist anglez i apasionuar pas fotografive të vjetra bleu në Ebay një fotografi të një krimineli të famshëm për vetëm 10 dollarë dhe kur mësoi sa vlente u shokua, po njëkohësisht u lumturua.
Justin Whiting 45 vjeç, i apasionuar pas historive të kriminelëve të famshëm, e kreu blerjen në qershorin e një viti më parë. Ai dalloi në foto Jesse James një personazh i famshëm antiligj i viteve 1800, por nisur nga çmimi fillimisht ka hezituar duke menduar se bëhej fjalë për një foto false.
James ekzistonte vetëm në një foto portret fytyre që është përdorur për shpalljen e tij në kërkim dhe fotoja që bleu koleksionisti është e vetmja ku ai shfaqet në këmbë.
Pas blerjes Justin iu drejtua ekspertit të fotografive të shekullit XIX Will Dunniëay.
Përgjigja e tij e la pa fjalë.
Fotoja që kishte blerë 10 dollarë ishte origjinale dhe vlente në tregun e koleksionistëve të paktën 2 milionë dollarë.