Nikoll Lesi, kryeministrit: – Merrja një numër telefoni ish-kryeministrit Gruevski! –
Nikoll Lesi, kryeministrit: – Merrja një numër telefoni ish-kryeministrit Gruevski! –
Edi Rama ishte në emision live këtë të martë te Report TV. Përballë ishin gazetarët Muhamet Veliu, Artan Hoxha dhe Nikoll Lesi.
Debati mes kryeministrit Rama dhe botuesit të “Koha jone” Nikoll Lesi njohu batuta, ironi dhe sulme ndaj njëri tjetrit. Diçka normale në një debat televiziv për tema të mprehta politike. Natyrisht nuk pati fyerje dhe sharje siç ndodh në emisione të tilla politike, por prapë debatet ishin me tone të larta dhe sfiduese ndaj njëri tjetrit.
Lesi kërkoi shpjegime për disa veprime të kryeministrit dhe qeverisë, të cilat nuk shkojnë kah programit të PS dhe premtimeve, por kryeministri u nxeh dhe sulmoi “Koha Jone” se si do të dalë me titujt ajo si dhe disa gjëra që nuk kishin fare lidhje me pyetjet e botuesit.
Në një moment debati shkoi edhe në paralajmërime ndaj njeri tjetrit. Nikollë Lesi e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përfundojë njëlloj si ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski. Ish-kryeministri maqedonas sot është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për korrupsion në Maqedoni.
Lesi ia tha me etikë, por esenca ishte se “kujdes se kryeministrat korruptiv dhe arrogant kështu përfundojnë si ish-kryeministri maqedonas”.
‘Më pëlqen që je i qeshur në muajt e fundit të qeverisjes. Merri numrin Gruevskit që ta kesh!”- tha Lesi. Ndërkohë ish-kryeministri maqedonas Gruevski ndodhet në Hungari për strehim politik, pasi gjykata maqedonase kërkon të vuajë dënimin me burg për dy vjet. Gruevski ishte kryeministër shumë arrogant dhe korruptiv.
Përsëri kryeministri u mundua të mos merrej me thelbin e pyetjeve, duke i rrëshqitur e thumbuar botuesin e “Koha Jone” se dikur gazeta ishte “mitraloz”, kurse tani “patllake”. Por Lesi i kujtoi, me ironi se “uron që ju si kryeministër të mos ikni i veshur si fshatar siç iku Fatos Nano kur i rrethuan kryeministrinë në 14 shtator të 1998”.
Gjithsesi kryeministri një gjë të mirë e tha në emision kur deklaroi se nuk do të ketë asnjë taksë për fshatarët.