14 hidrocentralet që e “vrasin” Vjosën. –
14 hidrocentralet që e “vrasin” Vjosën
2 nentor 2019
Postimi sensibilizues në Instagram nga aktori, fitues i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, është i fundit i një fushate të nisur nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj.
Media prestigjiozie si Der Spiegel, DW apo Washington Post i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, ndërkohë dokumetaristë nga e gjithë bota kanë vizituar shtratin e Vjosës dhe luginën përgjatë tij. Në vitin 2017, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh regjistroi gjatë një ekspedite të shkurtër qindra gjallesa të reja në lumin Vjosë, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.
Por ç’po ndodh me të vërtetë me Vjosën, i konsideruar si një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës? Shqiperia ka planifikuar për të ndërtuar 8 hidrocentrale, ndërsa Greqia 6.
Shumë hece të tjerë të vegjël janë projektuar për përrenjtë që furnizojnë Vjosën. 2 leje ndërtimi hidrocentralesh janë dhënë tashmë në territorin shqiptar. I pari është hidrocentrali i Kalivacit, ai është ridhënë me koncesion qershorin e vitit që shkoi pas prishjes së kontratës së mëparshme. Në terren puna ka ngelur aty ku është lënë nga koncesinari i mëparshëm.
Fshtati i parë qe preket nga diga e Kalivacit është anes Vjosës. Idejat Zotaj thotë se askush nuk i ka thënë se çdo behet me ta kur të përmbytet lugina. Ai nuk është i shqetësuar për ekosistemin, por shtëpinë dhe buken e gojës qe nxjerr nga toka bujqësore.
Pak kilometra më perpara Kalivacit është dhënë leja për hidrocentralin e Pocemit, puna s’ka nisur ende. Fshati Kute do të permbytet nga liqeni që do krijohet. Demir Murataj, banor i zonës thotë se përveç shtepive janë 800 hektarë toke me mbi 10 mije rrënje ullinj qe do te zhduken.
Nga ana e saj, bashkia e Tepelenës thotë se përfitimet nga turizmi janë shume here më të mëdha se nga hidrocentralet.
Nga shoqata e mjedisit është kërkuar shpallja e Vjosës Park Kombëtar , pasi kështu sipas tyre do te mbrohej integriteti i këtij lumi unik në Evropë.
l.h/ dita