EMRI “JEZUS” “KRISHT” DHE “KRYQ” SHPJEGOHEN VETËM ME GJUHËN DHE BESIMIN E PELLAZGO-SHQIPETARËVE.
EMRI “JEZUS” “KRISHT” DHE “KRYQ” SHPJEGOHEN VETËM ME GJUHËN DHE BESIMIN E PELLAZGO-SHQIPETARËVE. –
Nga: Fatbardha Demi.
« Zakoni i të mbajturit me fanatizëm i shenjave të veta dalluese ka një kuptim të përcaktuar qartë… dëshira e tij (e shqipetareve) për t’u identifikuar është më e madhe se frika nga vdekja. » Rose Lane « Majat e Shales »
Ka vite, që gjithmonë e më shumë 25 dhjetori, dita e Krishtlindjeve, po bëhet e pranishme në shoqërinë shqipëtare. Si një popull tolerant, ay historikisht i ka festuar ditët e shënuara të të gjitha besimeve, pavarsisht në se i njihte apo jo domethënien fetare apo mitike të këtyre datatve dhe riteve.
Me qenëse çdo dukuri ka një zanafillë, na lind pyetja se: “Nga e ka origjinën emërtimi i Jezusit, KRISHT dhe në gjuhën dhe besimin e kujt populli, ay arrin të motivojë simbolin kryesor të fesë kristiane, KRYQIN ? ”
Sipas Ungjillit të Mateut, tregohet se Maria , nëna e tij që i ishte premtuar Jozefit, mbeti shtat-zanë me Frymën e Shenjtë. Jozefit, që mendonte ta linte Marine, iu çfaq në ëndër një ëngjëll i Zotit dhe i tha : « Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë me vete si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lind një djalë dhe ti do t’i vesh emrin Jezus, sepse ai do te shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre. (1)
Në Bibël nuk përmendet se kush ja vuri emrin « Krisht » (Christ) Jezusit të Nazaretit. Ka studiues dhe besimtare, që e shpjegojnë emrin « Krisht », si pasojë e dënimit të Jezusit me një vdekje plot vuajtje trupore mbi një kryq. Kryqi, sipas besimit kristian, shpreh kryqëzimin, Krishtin, Fjalën dhe Figurën e dytë të Trinitas. Të gjithë besimtarët dhe studiuesit e historisë, bashkohen në mendimin se “kryqi” sot, përfaqson simbolin e besimit kristian.
Por, siç dëshmon studiuesi Joel B. Green (“The Cambridge Companion to Jesus”)“Dëshmia e mënyrës së vdekjes të Jezusit është shumë më e errët, se sa është paraqitur. Në literaturën e antikitetit Roman, nuk jepen përshkrime të aktit të kryqëzimit“ (2) Edhe teologu anglez E. W. Bullinger, në librin “The Companion Bible” (botuar më 1922) pohon se në katakombet e Romës, Krishti nuk është pasqyruar asnjëherë i dënuar mbi një kryq. (3)
(a) një grafikë që sjell formën e përhapur të dënimit 1595) (b) Dënimi i legjionarit romak Acacio, (viti 303) për shkak të përqafimit të besimit të ri kristian.Në plan të parë është Jezusi. (4)
Siç dihet, për krijimin e miteve të reja, duhet të kalojë një periudhë disa shekullore nga ngjarjet historike. Gjatë kësaj kohe, miti pasurohet me material tregimtar, pasqyrim viziv nëpërmjet artit të gdhëndjes dhe pikturës, me rite e ditë të shënuara.
- Hall në “Dictionary of Subjects & Symbols in Art” ka pohuar se : “duke filluar nga shk V, kryqi filloi të gdhëndet në sarkofaget dhe objektet e tjera. Wallis Budge (në librin “Amulets and Talismans”) shton: « Para shk 4, Kryqi nuk ishte emblemë kryesore dhe simbol i të krishterëve”. (5)
Si përfundim del se, simboli i kryqit kristian është futur në periudhat e mëvonshme, nga koha historike e vdekjes së Jezusit. Format e ndryshme të kryqit që gjënden sot në Europë, na bëjnë të mendojmë, se keto figura grafike, duhet të kenë lidhje me simbole të miteve të tjera (që nuk lidhen me kryqëzimin) të një besimi shumë më të hershëm, të pa trajtuar deri më sot. Në Enciklopedinë e literaturës Biblike (Cyclopædia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature) dëshmohet se shenja e kryqit mbahej si simbol i shenjte tek shume popuj të Antikitetit. (6) Sipas studiuesve, ndërmjet figurave gjeometrike, kryqi është simboli i tretë kryesor i ardhur nga periudha me e herëshme e lashtësisë dhe ka lidhje me qëndren, rrethin, katrorin dhe trekëndëshin
Kryqi (1) latin , (2) françeskan , (3) grek, (4) ortodoks, (5)kryqi i Shen Andreas, le premier apôtre appelé par Jésus dans l’Évangile (Matth. 10,2) i shek X, (6) kryqi bizantin, (7) bask dhe (8) keltik.
Gjatë historisë njerëzore është vërejtur se çdo mit i ri, për të ndikuar mbi popullsinë, mbart në gjirin e tij simbole të miteve dhe besimeve të kaluara. Ky fakt e gjen shpjegim në shkencën e psikologjisë. Si shëmbull mjafton të vërejmë flamurin e BE-së. Yjet pes-cepësh na sjellin ndërmend yllin e Davidit dhe numri 12, numrin e Perëndive mbi Olimp. Në simbolet e shumë flamujve apo heraldikave të shteteve, gjënden yje pes-cepesh, vetëm apo të shoqeruar me hënën, shqiponjën, numrin e shënjt « tre » të ngjyrave, vijat paralele, katrorin, rrethin, trekëndëshin, pemën e jetës etj. që i gjejmë në besimin hënor dhe mitet pellazge. Në këtë pamje, nuk mungon edhe kryqi i paraqitur në forma të ndryshme. Petro Zhei shprehet se « Simbolet kapërcejnë vëndet dhe kohërat, situatat individuale dhe rrethanat e rastësishme… »(7). Kete e deshmon edhe studiuesi Joseph L. Henderson « Miti antichi e uomo moderno », i cili pohon se ka simbole që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre për racën njerëzore. (8)
Përderisa besimi kristian e vuri kryqin në qëndër të mitit të tij, jam e bindur se ky simbol, mbart në vetvete një kuptim shumë të rëndësishëm, ndoshta më të rendësishmin ndër simbolet e tjera të besimit zanafillor të shoqërisë njerëzore. Gjithashtu mendoj se, kjo peshë simbolike e kryqit në lashtësinë e herëshme, ka lidhje edhe me emërtimin « Krisht » ,me të cilin shqiptohet sot figura qëndrore e kristianizmit – Jezusi i Nazaretit.
Kryqi, ndër shenjat më të lashta
Më poshte kemi të paraqitur (a) shkrimin më të lashtë europian dhe (b-c) kryqe tek simbolet ilire dhe një tatuazh me kryqe i dorës tek shqipetarët e Maqedonisë, dërguar nga studiuesja Edibe Selimi Osmani (dt 2.07.2013). (9)
I këtij mendimi është edhe Niko Stillo i cili pohon se “Simboli i kryqit të thyer është simbol apo shkronje e shkrimit apo e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europe” (11)
Meqenëse kryqin e hasim që në “artin” e njeriut të neolitikut, kur nuk ishte krijuar akoma shkrimi, arrijme në përfundimin se në periudhën e parë këto shenja nuk ishin shkronja, por lidheshin me besimin zanafillor. Studiuesi At Justin Rrota, në veprën e tij “Për historinë e alfabetit shqyp”(1936), na tregon një shembull të tillë: “Në botimin e Buzukut, gjejmë fijen qi na zgjidh nejet (hijen-shën im)e dyshimit mbi shenjet e posaçme të shkrimit të shqypes (….) Për të shprehe tingullin e « y »-s sonë, qi ky shkrimtar e përdori edhè për zânoren « u », ai vojti e muer shêjin e zodiakut (brirët e demit) qi âsht në përdorim në degë t’astronomis për ftyrën e Taroçit (Taurus).” (12)
Ne sot nuk arijmë dot, të themi me saktësi se ç’fare ka dashur të shprehë njeriu primitiv me shenjën e kryqit, që vizatoi në shpella apo kur e gdhendi në kockë, gurrë apo baltën e pjekur. Por mund të pohojmë, se në atë periudhë të herëshme, besohej në forcat e mbinatyrshme, të paaritshme prej tij dhe në rradhë të parë, ato që ndodheshin në qiell, si hëna, dielli, yjet, uji (shiu) dhe ajri, etj. Besimi dhe mitet më të herëshme, ju përkasin “banorëve” të kupës qiellore, dhe sot e kësaj dite aty ndodhet edhe banesa e Zotit. Mircea Eliade pohon se “Lartësia është diçka e paaritshme për njeriun dhe si e tillë, i përket forcave dhe ekzistencës mbinjerëzore…Qielli ‘simbolizon’ përsosmërine, shenjtërinë, forcën, pandryshueshmërine…Thjesht nga të qenurit ‘i lartë’ , që ndodhet ‘lartë’ e barazvlerëson me të qenurit i pushtetshëm” (13)
Njeriu i paleolitit ishte në « kërkim të Zotit », të ndjerë prej tij si një FORCË e pa-formë. Ay e shikonte atë tek shumë dukuri të natyrës qiellore dhe tokësore, nga të cilat varej jeta e tij dhe e fisit. Frika më e madhe për të qe zhdukja e dritës, kur terri i një nate pa hënë apo në thellësinë e shpellave, përpinte çdo gjë përreth tij. Në terr, nuk ekzistonte asgjë. Lufta kundër « territ » për të shpëtuar DRITËN (hënore dhe diellore), gjëndet në themel të miteve të para të njeriut.
Kryqi, përmban në vetvete elementin shprehës të zbritjes në tokë të DRITËS – rrezen (vijën e drejtë). Fjala e gjuhës shqipe “rreze” ,vëren studiuesja Nermin Vlora “ Është një fjalë që e hasim edhe sot në të gjitha gjuhët indo-europiane, (por) nuk haset as në greqisht, turqisht, arabisht dhe as në gjuhen kineze…” (14) Siç e vërteton Petro Zhei nëpërmjet fizikës moderne, gjuhës dhe miteve «Gjuha referon gjithnje tek Qendra (Zoti) » (15)
Rrënja e emrit “rreze” gjëndet në emrin e Zotit tek egjiptianët e lashtë (Perëndia Rê / Ra- ajo që bije në tokë sipas Xh.Katapanos) dhe është e shprehur në muret e Piramidave në formën e vijave të drejta që përfundojnë me një dorë (dora e Zotit), por edhe në pikturat mesjetare të kristianizmit. Asnjë objekt tokësor, nuk kishte atë pamje të përsosur të vijës së drejtë si rrezja, e cila lidhte Dritën qiellore (Zotin) me Tokën. Ashtu sikurse në lashtësi edhe në besimet e sotme, çdo element i shënjtërisë, shprehet si një burim ndriçimi apo rrezatimi.
(a)Monedhe me koken e Seleukidit, mbretit të Sirise antike (b) Perendia Mitra (c) Mozaik i Krishtit me rreze perreth kokes i shk 3 në bazilikën e Shen Pjetrit, Vatikan (16).
Dy rreze të kryqëzuara (kryqi) ishin një nga simbolet më të herëshme për Zotin, se bashku me figurën e hënës, si shpreje e natyres së tij KRIJUESE dhe Shqiponjës, të vetmes qënje të gjallë që i afrohej më afër tij.
Në veprën “Thoti fliste shqip” studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano pohon se “Shqiponja dhe Ylli simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor …(dhe) sipas Moisiut , shqiponja dhe ylli, janë sinonime (17) Në fotot poshtë, kemi një monedhe romake e vitit 217-215 pk, me shqiponjën që mban një kryq në formë ylli dhe një pjesë e relievit kushtuar perëndisë së Mithrës në Muzeun e Vatikanit e shk 3, ku paraqitet hëna me dy kryqe-yje .(18)
Në qëndër të kryqit qëndron shqiponja, që së bashku me dy hënat dhe yjet sipër, përfaqësojnë Krijuesin. Katër rrathët, me qëndrën e spikatur në formë ruaze, janë shprehje e botës hyjnore me Zotin në qëndër. “Raporti midis Zotit dhe Krijimit –shprehet Antonietta Zanatta- është i njejtë me atë të rrethit dhe qëndres”. (20)
Që të treja format e kryqit që njihen edhe sot (X,, T ), kanë patur për lashtësinë vlerë të njejtë mitike, gjë që dëshmohet edhe në alfabetet e para. (vini re gërmën-kryq fenikase, atë arkaike greke , formën “T” greke klasike, etruske dhe latine, me të njejtën vlerë fonetike (21)
Kjo vihet re edhe në monedhat romake ku kryqi, ylli dhe germa “T” janë simbole të Zotit.
Germa “T” mbas kokës së binjakeve dhe dy yje mbi kokat e kuajve si shprehje të Krijuesit. Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8. (22)
Kryqi-yll dhe binjaket e Zeusit
Që simboli i kryqit-yll ka qënë, dy / tre rreze që ndërpriten me njera-tjetrën, me idenë e pranisë së Zotit, kemi dëshmi të shumta në materialet arkeologjike. Në shumë monedha të periudhës romake, mbi kokën e binjakëve: Kastorit dhe Polideukut, të njohur me emerin – Dioskurë, ndodhen dy kryqe-yje (fotot lart). Dioskuret, sipas mitit pellazg, ishin fëmijët e Ledës, (grua e Tindrit, mbretit të Spartës) e të Zeusit, që e mashtroi duke u paraqitur si mjelmë. Dy binjakët, kanë mbi kokë pikërisht dy gjysmat e vezës nga kanë lindur (qeleshet) që është pjesë e veshjes vetëm e traditës shqipetare. Ky është edhe një fakt tjetër, që dëshmon se mitet “greke” kanë për autorë, paraardhesit e shqiptareve-Pellazgët hyjnorë.
(majtas) skicë e mitit, punuar nga Leonardo da Vinçit (1692) Musée Boijmans Van Beuningen de Rotterdam (qendër) binjakët Dioskure mbi kokën e të cilëve qëndron hëna dhe dy yje, shk 2 pk (djathtas) statujë e Dioskurëve, si simbol hyjnor i forcës ushtarake të Perandorisë Romake. (23)
Më hollësisht për Dioskurët dhe babanë e tyre, Zeusin pellazg apo Oine, Lamahun, Minosin, Nino, Sheshoosi tek egjiptianet, Dionis nga greket dhe Noe, në Dhjatën e Vjetër është shtjelluar në veprën madhore të Niko Stillos “Etruskishte-Toskërishte”, që vijon të mos përfillet nga Albanologjia e politizuar zyrtare.
Në shumë objekte arkeologjike apo grafika edhe të kohëve të reja, kryqi-yll me hënën, paraqiten të bashk-shoqëruara si shprehës të njeri-tjetrit, siç e gjejmë ne simbolin e besimit islam, të huazuar nga besimi pellazg. Ylli sipër hënës ishte simboli i Perëndeshës Afërditë dhe i shtetit të Epirit. Ky simbol është pasqyruar edhe mbi qeleshen e Aleksandrit të Madh. Në monedhën romake (në foton poshtë) të vitit 112 pk, hëna dhe ylli shprehin idenë “Zoti është me ju!”dmth ushtari romak ka mbrojtjen hyjnore. Po kështu, në heraldiken e gazetës së arbëreshëve, hëna / kryqi-yll, në qendër të shqiponjës dy krenore, shprehin tre simbole të Zotit dhe dëshmojnë lidhjen e tij me Kombin arbër.
(a) monedhe romake e vitit 113-112 pk (b-c) ne mes të shqiponjës dy krenore, ndodhen dy figurat sinonime: hëna dhe ylli.(24)
Në librin kushtuar figurës së shquar arbërore Gjergj Xhemisto Pletones (shk15), Moreno Neri sjell një dëshmi të çmuar për temën tonë. Në një letër dërguar fëmijëve, me rastin e vdekjes së babait të tyre shkruhet: “(Ai) i kaloi njerëz të shumtë të hyjnizuar që ka lindur Hellada, ashtu sikurse Faeton (Zeusi) ishte më i miri ndër yjet e tjerë ” ( 25) Të mos harrojmë, se Ptolemeu e quan Epirin “Hellas prehistorik” ndërsa Polibi e quan popullsinë e Epirit dhe Maqedonisë, si hellenë në të gjitha kuptimet (26) dhe “(s)hellenizmi” ka qene deri në shk19, besimi i popullit arbër. Emërimin “yll” nuk e gjejmë vetëm për Zeusin, por edhe tek fiset pellazge. Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (27) Simboli i yllit qëndron edhe tek emërtimi “Ilirë”, që gabimisht kuptohet si “i lirë”. Ne dialektin çam emri “ylli” shqiptohet “illi” dhe emërtimi historik i popullit tonë është “yllorë” dhe i vendit Ylliria. Këtë e mbështet mitollogjia pellazge dhe emri i më vonshëm “Illyria”, ku ka ndodhur ndrimi i zanores “y” me “i” tek bashtingellorja e parë. „Yj“( yj- yjnor – hyjneron) -dëshmon Nermin Vlora- këtë fjalë nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me përjashtim të shqipes(…)megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtesisë, nga Egjeu deri në Atllantik (28)
Për sa u shtjellua më sipër mbi simbolin e kryqit në objektet arkeologjike, të traditës, studimet gjuhësore dhe historike, dëshmohet se : KRYQI në besimin dhe mitollogjinë pellazge, ka simbolizuar YLLIN dhe ka përfaqësuar Krijuesin-Zotin.
Kryqi, shkenca e lashtë dhe miti
Në rast se do të shprehemi se, besimi i Pellazgëve dhe tempujt ishin institucione sa administrative të mbretit, aq edhe shkencore të lashtësisë, nuk do të bënim ndonjë lajthitje, por do të zbulonim ndryshimin e madh që ka patur besimi në lashtësi, me ate të ditëve të sotme.
Brënda kësaj strukture besimtare (mitike dhe shkencore) të lashtësisë, kurdoherë, kryqi ka qënë i pranishëm. Këtë përfundim e dëshmon katërcipërisht materiali arkeologjik.
Siç vumë në dukje edhe më lart, kryqi është i shprehur me kryqezimin në qëndër të dy dhe tre drejtëzave (rrezeve) me kënde të ndryshëm apo 90° dhe në lashtësi mendohej se kishte një forcë magjike hyjnore. Në foton e parë poshtë (a) në varkat e fisit ilir të Liburnëve, kemi një brez kryqesh që shprehin Hyjninë (kryqi) në botën tokësore (katrori), dhe do të thotë: “Zoti është pranë jush!” Në të dytën (b), tek statuja e Isidës (1360 pk.), qëndrimi i Perëndeshës hënore, shpreh kryqin e drejtë, të shoqëruar nga krahët e shqiponjës dhe hënën e plotë mbi kokë mes brirëve të demit. Kjo paraqitje e Isidës, do të bëhet simbol i kryqit në Egjiptin e Lashtë. Foto e tretë (c) paraqet një armë dy-tehëshe e tipit pellazgjik, me kryqe brënda saj dhe tehun në formën e hënës.(29)
Njeriu modern e ka shkurtuar me mijëra-vjeçarë, periudhën kohore të lashtësise. Duke mos qenë në gjendje të zbulojë plotësisht arritjet e shkencës së lashtë, të mbuluar me “vellon” besimtare të simboleve, sot kemi një shkencë historike dhe gjuhësore të mangët për nga faktet dhe lehtësisht të manipulueshme.
Por studimet e kohëve të fundit, sidomos të studiuesve shqipetarë, kanë sjellë trajtime të reja të simboleve dhe miteve pellazge. Një prej tyre është edhe vepra“Shqipja dhe Sanskritishtja” e Petro Zheit, që vendos bazat e një shkence të re në studimin e Lashtësisë, duke shfrytëzuar simbolet dhe mitet e besimit pellazg, gjuhën shqipe, ligjet e fizikës moderne dhe gjuhësinë krahasuese.
Për zbërthimin e simbolit të kryqit, ne do të mbështetemi pikërisht në këtë shkencë të re, të cilën autori e ka emërtuar « Filozofia dhe Llogjika e Gjuhës »: “Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instance të fundit me ZOTIN… (30) Qëndra = Zoti = Dashuri. Ky përfundim gjen një rikonfermë të njëzeshme në të gjitha Shkrimet e Shenjta, sipas të cilave Zoti është Dashuri, një dashuri pa kushte e me çdo kusht …Qëndra = Dritë” (31)
Kryqi përfaqësonte mbrojtjen hyjnore të Zotit ndaj bijve të tij, por edhe lidhjen me të. Tek arbërit ka ekzistuar gjithëmonë bindja se ishin një popull HYJNOR. Shumë popuj e kanë shpallur këtë emërtim për veten, por përveç miteve të vonshme, nuk kanë mundur ta vërtetojnë edhe me gjuhën e tyre. Siç dihet, gjuha ka lindur para miteve, prandaj është ajo, që e vërteton mitin dhe ky privilegj i ka takuar gjuhës pellazgo-shqipe. Ky fakt dëshmon se arbërit, janë ay POPULL HYJNOR, që thurri mitin e Krijimit dhe ngriti një besim institucional Sellenizmin (besimin hënor).
Po sjell vetëm një, nga shumë fakte që e vërtetojnë mendimin tim. Sipas fjalorit të Biblës, emri Adam në hebraisht vjen nga “âdam” (kuqalash, i kuq, i lyer me të kuq) (Edom); është emër i dhënë Esaut pasi ai kishte shkëmbyer parë-birin e tij me një pjatë supë të kuqe (Zan. 25.30) (32). Në fakt, emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe : A+dam dmth “A-i pari + i damë, i ndarë/i krijuar” nga Zoti. Po sipas Fjalorit të Biblës lexojmë se: “Te Zanafilla ( e para qënje e krijuar- shën im) quhet nga vetë Perëndia: njeri ose Adam (Zan. 5,2) për të vënë në dukje anën tokësore të qënies së tij… për njeri në hebraisht është fjala «îysh », që do të thotë « burrë » ose « mashkull »(Eks. 35,29) “bashkëshort”, “qënie njerëzore” (Num. 23,19)” (33)
Në gjuhën shqipe, emri “njeri”, ka si rrënjë emërtimin e numrit “një” dmth- Zoti, i cili është unik -“1” dhe i pandashëm. Pra Adami ishte Bir i Atit-Një dhe si vepër e Zotit, u emërtua me emrin e tij “një + ri”. Pra as në gjuhën hebraishte dhe as në gjuhën greke apo latine , numri “një” nuk ka lidhje me fjalen “njeri” dhe nuk përputhet, nga ana gjuhesore, me mitin e krijimit. Por nuk është vetëm gjuha shqipe, që vërteton se paraardhësit e arbërve dhe shqipetarëve të sotëm, i përkasin asaj race hyjnore. Kryqi tek fiset pellazge ishte pjesë e pandarë e veshjes dhe e gjejmë edhe në veshjen e traditës të shqipetarëve të sotëm.
(Dy të parat)Burrë me fustanellë (gur i gjëndeur në Maribor të Sllovenisë shk Vpk) dhe një veshje ilire me rypa në formë kryqi. (djathts) Dy kryqe në veshjen e perëndisë Shamash në Mesopotami apo Utu tek Sumerët, i cili njihej si bir i perëndisë hënore Sin. (34)
Kur shikohen ngjashmëri të simboleve apo në mite me popujt e lashtë të Azisë së Afërt , studiuesit zakonisht u venë “vulën” se janë ndikime të ardhura nga Lindja.
Arif Mati, pas një pune afro 30 vjeçare mbi lashtësinë, dëshmon se Sumerët ishin me zanafillë nga Ballkani dhe të afërt me trojanët, thrakasit ose frigët, dmth një popull pellazg
“Popull i famshem ‘i malësorëve me kokë të rrumbullakët’ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (35) Shqipetaret e ruajne kryqin edhe sot në veshjen e traditës.
Studiuesi Petro Zhei në veprën e tij « Shqipja dhe Sanskritishtja » pohon se : « Qëndra është e vendosur në pikën e ndërprerjes të të dy krahëve të kryqit …(dhe) me qenëse O (zero, hiçi) është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës = Zotin, kjo është njëlloj si të thuash se ka vetëm një Zot. (37) Pra besimi pellazg apo “pagan”, siç u emërtua nga kristianizmi, ka qenë besim monoteist, që do të thotë se ADHUROHEJ NJË ZOT. (Të mos ngatërohemi me Perënditë e Olimpit , që ishin njerëz tokesorë të hyjnizuar)
Për lexuesin e thjeshtë, ndoshta është e vështirë të kuptojë shpjegimin shkencor të studiuesit Petro Zhei mbi simbolin e kryqit. Por, arti i lashtësisë na e pohon me gjuhën e tij shprehëse.
Në fotot e mëposhtme shikojmë se ideja e Zotit (Qëndrës së prerjes së dy rrezeve) ishte e njohur për njeriun e lashtësisë dhe kryqi mbahej si simbol kryesor i besimit.
Simboli i kryqit si shprehje e Krijuesit, në Egjyptin e lashtë, dëshmon origjinën pellazge të Faraonëve, profetëve dhe mbretërve, që krijuan më vonë besimin e judaizmit ( të izraelitëve), paraardhës i besimit kristian. “Ramsesi i II, i Madhi i dinastise XIX, më i madhi dhe shkëlqimtari Mbret , nipi i tij Hosarsiph (djali i motrës) prift i Osiridës, sipas Menetonit dhe Strabonit, i quajtur më vonë Moisi nga çifutet, çështjen e të cilëve e pranoi më vonë, Salomoni-djalë i hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë” (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974) (39) Dhe siç e pamë edhe më lart, trojanët ishin pellazg. Pra, simboli i kryqit-yll, u trashëgua në besimin kristian nga vetë pellazgët, por tashmë me një mit të ri – si objekt i dënimit të Krishtit.
Nga e ka origjinën emri i Jezus Krishtit?
Në traditën e arbërve, një nga femijët trashëgonte emrin e gjyshërve, sipas gjinisë që kishte. Ky zakon e kishte burimin nga besimi pellazg, sipas të cilit shpirti (fryma e shenjtë) e të parëve “rilind” në tokë, në trupin e familjarëve të tij. Sigurish gjatë qindra shekujve, ky mit është haruar, por është ruajtur riti, si një detyrim i pasardhesve për të rikujtuar dhe nderuar të parët e tyre.
Edhe emri i Jezu Krishtit, ndjek po këtë mit të besimit pellazg. Tek “Ungjilli sipas Mateut”, për lindjen e Jezusit, shkruhet se ngjizja e tij u bë nga Fryma e Shenjtë e Zotit.
Shpjegimi i P.Zheit të emrit të Jesusit nëpërmjet gjuhës shqipe, e mbështet këtë mit: “Trekëndëshi i formuar nga blloqet e shkarkimit dhe arkitrau, dukej si një “sy” i madh qëndror, brenda tij, ishte skicuar një tetragrame (4shkronja) që në gjuhën çifute lexohen JHVE që përbën emrin e “të Pashprehshmit” dmth “Ti je i Vetmi” pikërisht si në arbërisht : Je VE(T). Ju kujtojmë se në hebraishten e lashtë H-ja shqiptohej E“ (40)
Ndërkohë në fjalorin e Biblës thuhet se: “Jezus në greqisht Jesous, i përgjigjet Jehôshûa në hebraisht dhe do të thotë Jehôvâh shpeton, Perëndia shpëton”. (41) Siç shihet, gjuha shqipe e shpjegon saktësisht fjalën JHVE, dmth Biri, ku u “fut” Fryma e Shenjtë e Atit, morri edhe emrin e tij, siç e gjejme ne traditën e popullit tonë. Ky mit nuk mbështetet me gjuhën hebraike.
Për emrin “ Krisht”, sipas fjalorit të Biblës është përkthim i emrit grek « Kristos » dhe i fjalës hebraike Mesia (Masîah) që do të thotë “I vajosur” (Gjo1,41). (42)
Edhe në këtë shpjegim, emri nuk zberthehet me anën e gjuhës hebraike, greke apo latine., Jezusi u emërtua edhe Krisht nga emri i Atit, që siç e pamë më sipër, përfaqësohej nga kryqi. Në gjuhën shqipe, rrenja “kri” është e njejtë, si për Krijuesin edhe kryqin (kri-qi në dialektin çam),që nuk e gjejmë në gjuhët e tjera. Kjo rrenjë e përbashkët dëshmon lidhjen e Jezusit me simbolin e kryqit dhe Zotin (Kri-sht, Kri-q, Kri-juesi).
Nga materiali i mësipërm, ku për të mos u zgjatur nuk janë përfshirë edhe fakte të tjera, kemi provuar se:
1: Kryqi dy rrezesh me të dyja format e tij, (90° apo kënde të tjera) si dhe tre- rrezesh, ka qënë simbol i yllit, dhe krahas hënës dhe shqiponjës, ka shprehur botën hyjnore dhe vetë Zotin. Të gjitha format e kryqit, kanë qenë sinonime të njeri-tjetrit, gjë që dëshmohet në materialet arkeologjike. Kryqe dy-tre rrezesh edhe sot shërbejnë për të shprehur grafikisht yllin.
2: Emri Krisht dhe Kryq kanë të njejtën rrënjë “kri”, siç e gjejme në dialektin e Çamërisë, ku kryqit i thonë “kri-q” (sht dhe q, janë mbaresa), e dëshmuar edhe nga gjuhësia historike e shqipes, ku vërehet se gërma “y” është më e vonëshme. Këtë lidhje gjuhësore nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të besimit kristian. Rrënja “Kri” i përket në dialektin çam edhe emrit “Kriet”, që tek shqiptarët e sotëm shqiptohet Kryet apo Koka dhe ruan edhe në ditët e sotme kuptimin e “njëshit”, i të Parit të familjes apo Zotit të familjes, i cili mendon dhe vendos për të. Kjo dëshmohet edhe nga përdorimi i fjalës “Zot” për të Plotfuqishmin qiellor dhe për krye-familjarin, gjithemonë në kuptimin “i vetmi, i plotfuqishmi për fatin e … dhe të përkatësisë”. Siç pohon edhe studiuesi Beonlev: “Fjala, me të vërtetë i përket gjuhës në të cilën ajo nuk gjëndet e izoluar, ku bën pjesë në të gjithë familjen e termave, nga të cilat njëra palë shpjegon tjetrën” (43)
3: Emri i kryqit lidhet me emrin e Jezu Krishtit nëpërmjet mitologjisë dhe gjuhës pellazgo-shqipe.
Perfundimi: Gjuha pellazgo-shqipe ka qënë gjuha e miteve të para të njeriut europian dhe e simboleve të besimit. Bashk-shoqërimi i Jezusit në art, me simbolet pellazge si : shqiponja, hëna dhe dielli, rrezet, syri i Zotit, kryqi, demi, etj dëshmon zanafillën pellazge të kristianizmit.
Emri i Jezu Krishtit, siç e thërret e gjithë Bota kristiane, dhe i Kryqit janë të gjuhës shqipe dhe shpjegohen me mitet e besimit të dardano-thesprotëve – sellenizmin (hellenizmin). Ky besim, gjatë mijeravjeçarëve pati zhvillimet dhe ndryshimet e veta, duke u pasuruar në mite dhe duke krijuar besime të reja që trashëguan doktrina, rite ,simbole, emërtime dhe shume gjera të tjera, nga besimi i PARË zanafillor. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet :“Askush se pa Perëndinë kurrë ; i vetëm-linduri Bir, që është në gjirin e t’Et është ai, që e ka bërë të njohur”(45) – duke trasheguar emrin e Tij, në gjuhën hyjnore të ARBËRVE!
Fatbardha Demi 3.01.2014
1-f1 BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
2- en.wikipedia.org/…/Instrument_of_Jesus’_crucifixion
3- po aty
4- (a) Justus Lipsius‘ De cruce 1595 http://en.wikipedia.org/wiki/Crucifixion_of_Jesus (b) http://it.wikipedia.org/wiki/Sant%27Agazio
5- http://en.wikipedia.org/wiki/Dispute_about_Jesus%27_execution_method
6- po aty
7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Croix_(symbole)
6- po aty
7- f57 Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dyte),Tirane, Tertiumdatur, 2006
8- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
9- Fragment nga nje objekt erkeologjik. (La più antica scrittura alfabetica, Marston, “La Bible a dit vrai”, Plon 1935, f21) www.abebooks.fr/Bible-dit-vrai-MARSTON-Sir-Charles/…/bd
10- http://www.funsci.com/fun3_it/scrittura/scrittura.htm
11- f184 Niko Stillo”Etruskishte Toskerishte”
12- f12 At Justin Rrota « Per Historine e Alfabetit shqyp » Botime Françeskane, Shkoder, 2005
13- Mircea Eliade- da Trattato di Storia delle Religioni (1948), Einaudi, Torino 1954, pp. 42-45; 111-114; 105-107.http://www.disf.org/AltriTesti/Eliade.asp
14- f 45 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike”,1997
15- f17 Petro Zhei ,po aty
16- (a) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b) Perendia Mitra (c) http://it.wikipedia.org/wiki/In_hoc_signo_vinces
17- f87, 88 Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip ose Thot-i boreal, Iliro-Shqiptar, i dha Botes Kumtin e pare te Lirise dhe te Drites“ Botimet enciklopedike, 2007
18- http://www.antiqva.org/Monetazione%20IV-III%20Sec%20aC.htm
(djathtas) Sol Invictus (upper left) and Mithras slaying a bull, 3rd century, Vatican Museum
19- (a)Monedhe romake e vitit 189-180 pk. (b) (DA ALLORA INIZIO’ IL DECLINO DI VERCELLI www.webalice.it) (c) Ein heraldisches Exlibris aus dem Jahr 1895, entworfen von Ernst Krahl (1858-1926) http://www.dr-bernhard-peter.de/Heraldik/seite38.htm
20- Antonietta Zanatta http://www.storia-dell-arte.com/significato-del-cerchio.html
21- http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm)jiptiane
22- (a-b) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (c) Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8.jpg it.wikipedia.org
23- (majtas) http://fr.wikipedia.org/wiki/L%C3%A9da_et_le_cygne_(L%C3%A9onard_de_Vinci) (qender) A ROMAN MARBLE RELIEF WITH THE DIOSCURI CIRCA 2ND CENTURY A.D. http://www.christies.com/lotfinder/ancient-art-antiquities/a-roman-marble-relief-with-the-dioscuri-5546883-details.aspx (djathtas) Romano Impero: CULTO DI OPI – OPS www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html
24- (a) Denarius. Rome, 113-112 BC. Helmeted head of Roma left, holding s… http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b-c). www.bksh.al
25- f251 Moreno Neri “Pletone Trattato delle virtu” Bompiani Testi a Fronte, Milano 2010
26- it.wikipedia.org/wiki/Denominazioni_dei_Greci
27- f64 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
28- f 43 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike” 1997
29- (a) http://www.forumishqiptar.com/threads/118026-Gjetjet-arkeologjike-në-Kroaci (b) www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html)
(c) http://it.wikipedia.org/wiki/Arma_bianca (d) http://www.thekeep.org/~kunoichi/kunoichi/themestream/min.html#.UijwieNOJH0#ixzz2e3SxjfDo (e) (Monogramma di Cristo, sec. IV) www.scalarchives.it
30- f24 Petro Zhei po aty
31- f49,50 Petro Zhei po aty
32- f306 BIBLA– Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
33- f306 Bibla po aty
34- http://www.forumishqiptar.com/threads/123176-Veshjet-Ilire-dhe-frizuara-e-tyre-(djathts) http://fr.wikipedia.org/wiki/Shamash
35- f.277 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
36- (a) Flickriver: Photoset ‘Etruscan Civilization’ by ЯAFIK ♋ BERLINTwo men retrieving a dead comrade.www.flickriver.com (b) Albrecht Dürer, Portrait de Sigismond de Luxembourg, empereur du Saint-Empire, vers 1510-1513.http://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_%C3%A0_deux_t%C3%AAtes (c) Qostek, shk19, Tepelene. «Veshje popullore shqipetare », Instituti i Kultures Popullore, vol I, f 101
37- f46, 87 Petro Zhei po aty
38- (a) ilsalottodellestreghe.forumcommunity.net(b) The Original Black Cultures of Eastern Europe and Asia realhistoryww.com (c) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3c/Pope_Benedict_XVI_1.jpg
39- (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974), f58 Xhuzepe Katpano, po aty
40- f. 65 Petro Zhei, po aty
41- f. 320 Bibla po aty
42- f333, Bibla po aty
43- f.382 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
44- (a) Reliquary of the True Cross at the Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem. http://en.wikipedia.org/wiki/True_Cross. (b-c) San Miniato al Monte (Florence) – Apsidal Mosaic (d) http://fr.wikipedia.org/wiki/Repr%C3%A9sentation_artistique_de_J%C3%A9sus_Christ
45- f. 107 Ungjilli sipas Gjonit. BIBLA po aty
Shkrimi më pëlqen se ka një sudim të thjeshtë,por me një përkushtim të madh. Nuk e di n.q.s. e ke në ndonjë libër,të afishohet libri dhe botimi i saj.Të përshëndes Fatbardha dhe të urojë suksese ne punën tuaj studimore.