144-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit/ Kryetarët e Bashkive shqiptare të rajonit nisen për të festuar ceremoninë
Sot shënohet 144-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit, dita kur shumë shqiptarë mes tyre dhe rilindas, u bashkuan për të luftuar kundër Perandorisë Osmane.
Edhe sot ky përvjetor është tepër i veçantë pasi i gjen trojet shqiptare në një moment të rëndësishëm historik. Disa pre këtyre trojeve drejtohen nga zyrtarë të lartë shqiptare. Bashkëpunimi është bërë më i kapshëm në shumë fusha.
Kjo duket edhe nga video të cilën e disponon Gazeta Shqiptare. Aty shikohen Kryetarët e Bashkive të disa qyteteve shqiptare të rajonit.
Kujtojmë se më herët Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka uruar shqiptarëve 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkuan se ajo lidhje është shembulli që kur shqiptarët bëhen bashkë, asgjë nuk është e pamundur.
“144 vite nga lidhja e Prizrenit! Shembull që kur ne shqiptarët jemi të gjithë bashkë, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan Veliaj.
Më 10 qershor 1878 u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit.
Po ashtu Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 144-vjetorin e themelimit, duke e konsideruar atë si një vepër frymëzuese për të gjitha kohërat, në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se vizioni dhe fryma patriotike që evokon kjo ngjarje, kujtojnë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare.
Postimi i Ilir Metës:
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit europian dhe euro-atlantik. Vizioni, aspiratat legjitime, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare.
Gazeta Shqiptare