Secili mund të mbjelli një pemë për ditëlindjen e tij: – Veliaj: Studentët do trajtohen me dinjitet. –
- Secili mund të mbjelli një pemë për ditëlindjen e tij: – Veliaj: Studentët do trajtohen me dinjitet. –
10 Dhjetor, 2018.
TIRANË
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për planin urbanistik të qytetit duke theksuar se kryeqendra e Shqipërisë do të implementojë modele franko-gjermane.
Ai në fjalën e tij foli edhe për planin dhe ndërhyrjen në ‘Qytetin Studentit’, teksa shtoi faktin se disa godina kanë pësuar transformime. Gjithashtu u theksua fakti se studentët do të mbështeten me dinjitet duke përmirësuar kushtet në rezidencat në ‘Qytet Studenti’.
Duke folur për administrimin e qytetit, Veliaj deklaroi se Tirana është një model për të gjithë qytetet e tjera të vendit sa i takon filozofisë së punës që me pak shpenzime arrihen gjëra që i shërbejnë interesit të publikut.
“Të përfitojmë nga eksperienca franko-gjermane. Në proces janë në fokus përmirësimi i kushteve në konvikte. Me rëndësi është trajtimi me dinjitet të studentëve. Ambasada e Gjermanisë ka dhënë një dorë ndihmuese për qytetin studentit.
Të bëjmë më shumë, me pak para dhe Tirana për këtë është një shembull për të gjithë qytetet e Shqipërisë. Duam të krijojmë një paketë turistike. Jam i lumtur që BE ka akorduar 94 mln euro të adresuar tek fermerët. Për disa çështja, ne vendet në zhvillim ne mund të kalojmën edhe vende të zhvilluara. Secili mund të mbjelli një pemë për ditëlindjen e tij, apo për të kujtuar një gjysh apo një përvjetor martese”, tha mes tjerash Erion Veliaj.
(n.m/BalkanWeb)