15 gushti, rekordi i temperaturës sipërfaqësore në Mesdhe. 31.96 gradë Celcius në bregun egjiptian
2 Shtator 2024
Insituti spanjoll i Shkencave Detare në Barcelona ka njoftuar se viti 2024 ka regjistruar temperaturën më të lartë mesatare të Mesdheut verifikuar ndonjëherë.
Temperatura maksimale rekord u thye dje(15 gusht) në Detin Mesdhe me një mesatare ditore prej 28.9 gradës Celcius. Rekordi i mëparshëm ndodhi më 24 korrik 2023 me një vlerë mesatare prej 28.71 gradë Celcius
është shprehur Justino Martinez, kërkues i këtij instituti.
Sipas tij maksimalja u arrit në bregun egjiptian, në El-Arish, 31.96 gradë Celcius.
Rekordi për dy vera rresht thyen një cikël më të gjatë stabiliteti pasi temperaturat maksimale janë regjistruar në vitin 1982, mandej në “verën veçanërisht të nxehtë të vitit 2003” kur më 23 gusht arriti 28.25 gradë Celcius dhe qëndroi në këtë kuotë për 20 vjet. Sipas kërkuesve tanimë shqetësues nuk është piku i temperaturës, po qëndrueshmëria në kohë e temperaturave të larta në sipërfaqe, që paralajmëron destabilizim të ciklit të peshkimit dhe në një plan më të gjerë, ul kapacitetin e oqeanit për të thither CO2.