“15 mln euro të tjera borxh për pandeminë vetëm këtë javë”/ PD publikon videon: Ja si vidhen nga qeveria Rama
6 dhjetor 2020
Partia Demokratike akuzon qeverinë se vjedh edhe në periudhë epidemie.
Nëpërmjet një denoncimi edhe me video, PD thekson se këtë javë u morën edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë “por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre”.
Opozita thotë se me para borxh, pajisjet anticovid të mjekëve blihen tre herë më shtrenjtë.
Reagimi i plotë:
Shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë pandemie. Këtë javë qeveria mori edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj.
Nga njëra anë merren lekë borxh, nga ana tjetër, me lekët borxh pajisjet anticovid për mbrojtjen e mjekëve po blihen 3 herë më shtrenjtë. Ato blihen me trefishin e çmimit nga qeveria, kur në spitale ka mungesa të mëdha dhe kur qytetarëve nuk u jepet as ndihmë e shtuar ekonomike për të përballuar krizën.
Na kushton më lirë që ta largojmë këtë qeveri! Vendi nuk e përballon dot edhe një mandat të tretë me Edi Ramën. Duhet të ecim përpara! Është koha për ndryshim!
Gazeta Panorama