12 Korrik 2024

Sot 12 Korrik, është 150 vjetori i lindjes së  Shtjefën Gjecov Kryeziu.

Studiues, Shkencetar, Luftetar me armë ne dorë për Pavarsinë Kombëtare, Arkeolog, Etnograf, Ramancier, Poet, Mesues dhe pionier i hapjes së shkollave Shqipe, Skicograf i trashegimisë kulturore, Historian, Folklorist. Perkthues etj.

Dëshmor i Atdheut.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës këtë vit e ka shpallur “Viti i Gjecovit“ dhe ka planifikuar aktivitete në tetor, në ditët e pervjetorit të vrasjes së Tij nga Shovinistët Serbë në vitin 1929.

Fondi i Tij Arkivor në AQSH dhe në disa institucione në Kosovë dhe Shqiperi fatkeqësisht janë pak të njohura dhe shumë me pak te publikuara.

 Gjeçovi me vepren e Tij ka lënë një dëshmi studimore shkencore të identitetit historik shumë shekullor të shqiptarëve në Ballkan dhe ka pasqyruar në to rrënjët e vjetra të Kombit shqiptar. 

– Jane vepra të shumta shkencore letrare e publicistike nga Pena e Gjeçovit të cilat presin te botohen e të shpalosen para publikut.