Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria
Nga: Paulin Zef Zefi. –
Astronomi i guximshëm gjermano-polak Nikolla Koperniku (1473-1543) italianet e mëdhenj, Giordano Bruno (1548-1600) dhe Galileo Galilei (1564-1642) apo zanafilla e ”Teorise heliocentrike” ishte dhe është e gjitha meritë e gjeniut tonë Arbnor GJON GAZULLI (1400-1465) të cilit kurrë nuk i është njohur kontributi esencial në lidhje me definicionet që revolucionarizuan disiplinën shkencore te Astronomisë, duke hedhur poshtë teorinë e sistemit gjeocentrik por gjithashtu tronditën edhe themelet e sistemit europian të mendimit, i cili deri në periudhën e mesjetes së vonë kishte pushtuar Filozofine dhe besimin e Krishterë.
Ishte pikerisht kryevepra shkencore e njohur si ”Teoria e yjësive qiellore” e shkruar nga Arbnori GJON GAZULLI e cila përgjatë shek.XV kishte fituar një status mbizotërues ne botën shkencore europiane të kohës dhe ishin pikerisht këto pikëpamje shkencore qe do t’i paraprinin teorive të mëvonshme nga ana e gjermano-polakut te guximshëm Nikolla Koperniku. Vepra shkencore e GJON GAZULLIT: ”Teoria e yjësive qiellore”, është trajtuar dhe më pas arkivuar nga nxënësi i tij kroat, shkencëtari i njohur Janus Pannonius ose Ivan Çesmiçki (1434-1472) i cili punonte në oborrin e Mbretit hungarez Mathias Corvinus (1443-1490), trashëgimtari i aleatit dhe mikut të ngushtë të hyjnorit GJ.KASTRIOTI, Janosh Hunyadi (1406-1456).
Rëndësia e jashtëzakonshme e teorive shkencore inovative te Arbnorit GJON GAZULLIT vërtetohet edhe nga një letër falenderuese e shkruar në vitin 1460 që ia dërgon nxenësi i tij Ivan Çesmiçki nga Budapesti në Raguzë (Dubrovnik) ku ndër të tjera ai i shkruan Profesorit të tij të shquar: ”Ju, jo vetëm që keni përmbushur shpresën që ne kemi pasur në ju, por keni avancuar shumë më larg.
Libri që na keni derguar, na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Ai është plot me njohuri dhe oratori dhe leximi i tij ishte kënaqesi, ashtu siç ishte i dobishëm studimi i tij. E pranojmë se kemi gjetur zgjidhje për disa pohime te pasqaruara sa duhet deri më tani, të astrologëve të lashtë, të cilat që para shumë kohësh kemi dëshiruar t’i kuptojmë drejt.
Për këtë shkak, seriozisht ju nxisim që të vazhdoni të shkruani dhe të kompletoni perfundimisht punët e filluara, të cilat do te jenë shumë të domosdoshme për dijetarët, po ashtu edhe për reputacionin dhe famën tuaj. Kështu, ju do të përmbushni dëshirën tonë, prapa së cilës qëndrojmë me shumë forcë.
Ju lutemi shumë, përveç kësaj, që të na vini në dispozicion ”Sferat e armiluara të Ptolemeut” dhe pajisjet e tjera që ju përmendni në veprën tuaj. Ju, mundet që t’i përgatisni ato atje me shpenzimet tona, sepse këtu në Mbreterinë Hungareze nuk kemi asnjë zejtar i cili do te ishte i zoti në keto punë. Të gjitha shpenzimet do t’jua kompensojmë në mënyrë efikase në qytetin tuaj (Raguza) ose në një vend tjetër të pershtatshem për ju”.
Duke qënë se një pjesë e madhe e manuskripteve që përmbanin argumentet shkencore të Astronomit Arber GJON GAZULLI, përveç Raguzës, Padovas, Budapestit apo Vienës, ato janë arkivuar edhe në bibliotekën e qytetit Krakov (Poloni), dhe pikërisht këtu ranë në duart e shkencëtarit gjermano-polak Nikolla Koperniku i cili falë këtyre teorive me rëndësi të paçmueshme, hartoi ”Teorinë e tij Heliocentrike” ku ndër të tjera, ai argumentonte se:
1)- “Qendra e Tokës nuk është një masë e Universit, por vetem qendra e gravitetit të planetit dhe qendra e sferës së Henes”.
2)- “Të gjitha sferat sillen rreth Diellit dhe për ketë arsye, Dielli ndodhet në qendër të të gjithë universit (sistemi diellor)”. Pra, me pak fjalë, shkencëtari i cili hodhi bazat e teorisë heliocentrike ishte pikerisht Arbnori dhe Lezhjani GJON GAZULLI dhe vetëm falë tij, qarqet akademike europiane të kohës dhe më pas e gjithë bota e civilizuar u njoh me teorine e pamohueshme se planeti Tokë nuk është qendra e Universit por është pikërisht ”Dielli” i cili ndodhet në qendër të sistemit tonë Diellor…
Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria”.