Në komunizëm e drejtonte babai i tij, a do ta marrë Bushati Shkodrën në qershor? Ish-ministri zbulon objektivin e tij. –
Në komunizëm e drejtonte babai i tij, a do ta marrë Bushati Shkodrën në qershor? Ish-ministri zbulon objektivin e tij. –
20/01/2019
Kryeministri Rama i ka ngarkuar ish-ministrit të Jashtëm, pas shkarkimit ‘kujdestarinë’ e qarkut të Shkodrës në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Ky qark ka 5 bashki dhe objektivi i ish-ministrit socialist, sipas një intervistë dhënë “Albanian Daily News”, është që “të marrim një rezultat më të mirë se në vitin 2015′.
Atë vit PS e humbi Shkodrën, një bashki që nuk e ka marrë asnjëherë që pas rënies së komunizmit.
Ndër pesë bashkitë e qarkut, PS ka marrë Pukën dhe Fushë Arrëzin, duke humbur Shkodrën, Lezhën dhe Vautn e Dejës.
Ditimir Bushati është i biri i Sulejman Bushatit, ish-Sekretarit të Parë të Komitetit të Shkodrës. Komitetet në komunizëm kryenin funksionet e bashkive të sotme. Sfida mbetet: a do ta marrë Ditmir Bushati Bashkinë e Shkodrës, të cilën dikur e drejtonte i ati?
/Agjensia e Lajmeve Sot News/