“Pse është sekret CV-ja e Gent Cakajt?”, deputeti zbulon çfarë fshihet pas kësaj. –

KulturaPolitikaShoqerore

“Pse është sekret CV-ja e Gent Cakajt?”, deputeti zbulon çfarë fshihet pas kësaj. –

“Pse është sekret CV-ja e Gent Cakajt?”, deputeti zbulon çfarë fshihet pas kësaj. –I

“Pse është sekret CV-ja e Gent Cakajt?”, deputeti zbulon çfarë fshihet pas kësaj. –

 29/01/2019.

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama, njëherësh ministër i Jashtëm ‘de juro’ i delegoi kompetencat zv.ministrit Gent Cakaj, dekreti për të cilin u refuzua që në krye të herës edhe nga presidenti Meta.

Rama e cilësoi  Cakajn si një njeri shumë të lexuar edhe pse është vetëm 28-vjeç, mirëpo PD ka ngritur një shqetësim për faktin se përse CV-ja e tij mbetet anonime në faqen zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Këtë pyetje e ka ngritur edhe deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili shkruan:

PSE ESHTE SEKRET CV-JA E GENT CAKAJT ?

Prej një jave e “kurorëzoi“ si zëvendësministër me funksione ministri për Evropën e Punët e jashtme, por Gent Cakaj vazhdon të mbetet mister për formimin e tij që ka magjepsur aq shumë kryeministrin!

E mbani mend si iu përgjigj me fyerje gazetarëve që i bënë pyetjen bazike, se ku mund të gjenin një CV të Gent Cakajt? U tha se 28 vjecari, që ka lindur në të njëjtin vit me djalin e tij, kishte lexuar më shumë libra se ata!!!! Pa paragjykuar aftësinë e një artisti për të vlerësuar një kapacitet të denjë për kryediplomat, pa dyshim që nuk mjafton si garanci “fjala“ e një kryeministri që në 6 vjet, tjetër thotë, e tjetër bën, fjala e atij qe e mbushi parlamentin me kriminele dhe përbetohej për pastërtinë e tyre, fjala e atij qe bente ironi per akuzat ndaj Elvis Roshit dhe pastaj garantonte per te, fjala e atij qe Sajmir Tahirin e quante kampionin e qeverisjes se tij, fjala e atij qe përdhosi cdo zyre e institucion te shtetit shqiptar. A e propozoi veten për ministër të jashtëm, si Enver Hoxha dikur, për të hyrë në histori, si kryeministri që e delegoi në kohë rekord një funksion kushtetues? Ka kaluar një javë por ende nuk e dimë cfarë përfaqëson Gent Cakaj përvec leximit.

Si ka mundësi që një 28 vjecar nuk paraqet dot një CV? Përse e fsheh eksperiencën, personi të cilit i është deleguar përfaqësimi i Shqipërisë me botën e jashtme? Si mund të mbetet anonim, pa një CV, ndryshe nga dy zv. ministrat e tjerë, zv. ministri, që i është dhënë timoni i politikës sonë të jashtme?

Imagjinoni se si do përfaqësohet Shqipëria në takimet ndërkombëtare, me një 28 vjecar pa një CV publike, e me emërtimin “ zëvendësministër në detyrën e drejtimit dhe përfaqësimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme“!!!!! Minimumi do ngjallë kuriozitet mes diplomatësh e zyrtarësh, për t’u bërë objekt barcaletash kur të mësojnë arsyen, e të kuptojnë fare qartë modelin putinian të një artisti që ka marrë karrigen e kryeministrit, e që e trajton një vend anëtar të NATO-s, si cifligun e tij personal. Edhe sa kohë mund të shitet anormaliteti për normalitet?

Gazeta Sot.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *