Kryevidhi

Kryevidhi, fshati ku nuk bëhen më dasma.-

Fshati Kryevidh në Tiranë ka gjithsej 300 shtëpi, ndër të cilat vetëm 60 janë të banuara.

Në 60 familjet që kanë mbetur, dyert më së shumti t’i hapin të moshuarit. Pjesa me madhe e fermerëve janë larguar dy vitet e fundit duke iu drejtuar emigracionit. Të rinjtë që kanë ikur me studime jashtë shtetit nuk janë kthyer më.

Njëri prej banorëve, shprehet se tokat kanë mbetur djerrë, për shkak të tarifave të larta, taksave, çmimit të lartë të naftës etj.

Prindërit e mbetur në Kryevidh jetojnë me frikën se, pas tyre, në fshatin e braktisur do të pllakosë heshtja.

Kryevidhi

f.h/dita