Batuta e Shehit: Kur të largohet Rama mund të mos jemi… 18 shkurt 2019

UPDATE-Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur unanimisht pro propozimit për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës në Parlament. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet. “Djegia e mandateve është vendim i gjithë deputetëve. Zëri që do të mungojë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë që do të jetë me qytetarët shqiptarë” tha Mediu. Ndërkohë që kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i njohur për batutën e tij, tha se opozita do të jetë e bashkuar deri sa në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama. Por për Shehin vetëm kur të largohet Rama, atëherë në kampin blu mund të ketë qëndrime ndryshe. “Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë. Po nuk qe ai aty edhe mund të shihni ndonjë gjë ndryshe”, tha Shehi. Ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka nguruar të sqaroje se të djathtët do të jenë të bashkuar edhe pas largimit të Ramës. “Edhe kur të largohet ai, bashkë do jemi”, tha Basha. Edhe aleati tjetër, Vangjel Dule i PBDNJ-së tha se opozita ka një mision të vështirë, atë të përballje me Edi Ramën që sipas tij ka mashtruar dhe poshtëruar shqiptarët. “Opozita është në kushte e realizimit të misionit të saj. Misioni është i vështirë dhe i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë të qytetarëve. Kërkohet mbështetje e gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Edi Rama dhe Rilindja”, tha Dule.

18 shkurt 2019

UPDATE-Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur unanimisht pro propozimit për të djegur mandatet e deputetëve të opozitës në Parlament.

 

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha sot zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament.  Ai tha se vendimi i u mor me unanimitet.

“Djegia e mandateve është vendim i gjithë deputetëve. Zëri që do të mungojë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë që do të jetë me qytetarët shqiptarë” tha Mediu.

Ndërkohë që kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i njohur për batutën e tij, tha se opozita do të jetë e bashkuar deri sa në krye të qeverisë do të jetë Edi Rama.

Por për Shehin vetëm kur të largohet Rama, atëherë në kampin blu mund të ketë qëndrime ndryshe.

“Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë. Po nuk qe ai aty edhe mund të shihni ndonjë gjë ndryshe”, tha Shehi.

Ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka nguruar të sqaroje se të djathtët do të jenë të bashkuar edhe pas largimit të Ramës.

“Edhe kur të largohet ai, bashkë do jemi”, tha Basha.

Edhe aleati tjetër, Vangjel Dule i PBDNJ-së tha se opozita ka një mision të vështirë, atë të përballje me Edi Ramën që sipas tij ka mashtruar dhe poshtëruar shqiptarët.

“Opozita është në kushte e realizimit të misionit të saj. Misioni është i vështirë dhe i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë të qytetarëve. Kërkohet mbështetje e gjithë atyre që janë të mashtruar dhe të poshtëruar nga Edi Rama dhe Rilindja”, tha Dule.