
“18 milionë lekë rrogë! E shikoni që nuk ha m… kot”? Rrjedhja e të dhënave, meme online për Baton Haxhiun, zbulohet edhe ‘enigma 240 milionë’ e Ben Blushit.
“18 milionë lekë rrogë! E shikoni që nuk ha m… kot”? Rrjedhja e të dhënave, meme online për Baton Haxhiun, zbulohet edhe ‘enigma 240 milionë’ e Ben Blushit.
Gazeta Dita
24 Dhjetor 2021
V.O. Në foton kryesore: Haxhia, Blushi dhe Fevziu për turizëm në Rusi, foto e hedhur nga të cituarit në Facebook.
“18 milionë lekë rrogë! E shikoni që nuk ha m… kot”? Rrjedhja e të dhënave, meme online për Baton Haxhiun, zbulohet edhe ‘enigma 240 milionë’ e Ben Blushit
Rrogat e rrjedhura apo të vjedhura nga sistemi i të dhënave personale kanë shkaktuar debate, polemika, po edhe humor.
Në rrjet nuk kanë munguar memet, veçanërisht me persona rrogat e të cilëve janë tejet mbi nivelin në të cilin jetojnë qytetarët normalë në Shqipëri.
Një prej tyre është Baton Haxhiu i ardhur në Tiranë nga Kosova. Shumica e opinionit e njeh nga media dhe ndoshta pak e kanë vrarë mendjen cili është profesioni real i tij.
Ai prezantohet si analist, por edhe si këshilltar i kryeministrit Rama për rajonin. Por në borderotë që janë bërë publike figuron si “drejtor marketingu” pranë një biznesi spitalor dhe rroga e tij është rreth 18 milion lekë në muaj.
Kjo ka shtyrë autorët e memeve të prodhojnë meme si kjo më poshtë:

Foto Baton Haxhiu – E shikoni qenuk ha Mut kot
Skandali i daljes së listë-pagave publike dhe private sapo është pasuar sot nga dalja e thuajse të gjitha të dhënave të tjera personale të shtetasve, ndërkohë që “rrjedhja” vazhdon.
Meme online janë bërë edhe me titra të sajuara televizive. Kjo e fundit për të treguar me humor problemet sociale që ka hapur kjo që ka ndodhur.

Meme që qarkullon online Gruaja rrah burrin per rrogen qe nuk ka treguar!
Është zbuluar nga mediat online edhe “enigma” e super-rrogës 240 milionë lekë të ish-drejtorit të Top Channel, ish-deputetit të PS, Ben Blushi.
Sipas një burimi brenda këtij kanali:
“Blushit i janë paguar 240 milionë nga TCH në janar si bonus nga të ardhurat e kanalit prej shikimeve në YouTube. Dmth në marrëveshen me YouToube-in drejtori kishte vendosur edhe një bonus për veten”.
Në foton kryesore: Haxhia, Blushi dhe Fevziu për turizëm në Rusi, foto e hedhur nga të cituarit në Facebook. Në rreth, rroga e Haxhies, marrë nga databaza e dalë në qarkullim