18 mln € për një kilometër? – Prokuroria kërkon ekspertizë të huaj për Unazën. –
18 mln € për një kilometër? – Prokuroria kërkon ekspertizë të huaj për Unazën. –
8 shkurt 2019
Prokuroria e Tiranës do të kërkojë ekspertizë të huaj në lidhje me vlerën financiare të projektit për Unazën e Madhe, pasi ka dyshime se vlera prej rreth 18 milionë eurosh për një kilometër është më e lartë nga sa është e nevojshme.
Hetimet për skandalin me tenderin, përveç kompanisë “Dh Albania”, kanë përfshirë edhe institucionet shtetërore dhe në funksion të hetimeve, grupi hetimor mësohet se do të kërkojë ekspertë të huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, për të konkluduar në vlerën financiare që nevojitet për realizimin e një projekti të tillë.
Si referencë do të merren çmimet në vendet e BE-së.
Sipas gazetës Panorama, ekspertëve do t’u kërkohet të kryejnë një analizë financiare të çdo zëri shpenzimesh që përfshin ky projekt, duke nisur prej hartimit të tij e deri në zbatimin përfundimtar.
f.h/dita